Smartphone i radhës i kompanisë kineze Huawei, i njohur edhe me emrin Mulan, është shfaqur sërish në internet, këtë herë është fotografuar në të gjitha këndet. Këto imazhe janë postuar në rrjetet sociale të Kinës nga vetë kompania, ku dhe bëri të ditur disa nga veçoritë e këtij telefoni.
Bëhet e ditur se telefoni Mulan do të ketë një veshje metalik, sensor për gjurmë të gishtërinjve si dhe një skaner, i cili ndodhet poshtë kamerës së pasme të telefonit.
Huawei Mulan do të ketë procesorin më të ri të kompanisë, Kirin 920, që përmban katër bërthama Cortex-A15 me qark 2GHz dhe katër bërthama Cortex-A7 me qark 1.6GHz. Telefoni gjithashtu do të ketë ekran me prekje 5 inç, 3GB RAM, kamera të pasme 13 megapikselë dhe kamera të përparme 5 megapikselë.
Ky telefon do të prezantohet zyrtarisht nga Huawei më 24 qershor. Çmimi i tij nuk është bërë i ditur akoma. /ameble