Google është përfolur të debutojë një version të ri të platforms Android në fillim të këtij muaji në konferencën e saj për zhvillues Google I/O. Ngjarja erdhi dhe shkoi, por pa përmendur asnjë fjalë për platformën.
Raportet e fundit tani thonë se një përditësim i ri do të jenë në dispozicion në muajt e ardhshëm, me mbështetje për me shumë efikasitet të energjisë në standardet e Bluetooth-it, por prapë të pakta janë informatat rreth këtij përditësimi.
Një anëtar nga forumi XDA-Developers së fundmi ka postuar imazhet e një smartphone-i Nexus 4 që duket të jetë i përfshirë si test me përditësimin Android 4.3. Imazhet zbulojnë versionin e ri që mban emrin “Jelly Bean”, të ngjashëm me Android 4.2, dhe që pritet të jetë vetëm një përditësim i vogël i përbërë nga ndryshime të vogla dhe përmirësime të disa gabimeve.
Një ndryshim tjetër që duket të jetë shfaqur në një nga imazhet e publikuara është përditësimi në softuer i kamerës me kontrollet duke i zhvendosur ato nga qendra në anën e poshtme të ekranit. |ameble|