Modeli HTC Desire 620 nuk është zyrtarizuar ende, por shkurtimisht pajisja është shfaqur sot më herët në një faqe të internetit, dhe tani ne kemi disa foto dhe specifika për këtë smartphone të ri.
HTC Desire 620 me sa duket do të vijë me ekran HD 5-inç me rezolucion prej 1280 x 720 pikselëve i përkrahur nga procesori 4-bërthamor me shpejtësi prej 1.2GHz Qualcomm Snapdragon 610, 1GB RAM memorie, 8GB hapësirë të brendshme dhe ka të integruar një bateri të fuqisë prej 2.100 mAh.
Edhe ky model vjen me dy kamera të integruara, kamera frontale 5 megapikselë dhe ajo kryesore 8 megapikselë dhe po ashtu pritet të vijë me versionin Android 4.4.4 Kitkat.
Ende nuk ka detaje se kur pritet të zyrtarizohet HTC Desire 620, mirëpo sapo të dalin informatat e para ne do t’i publikojmë. /ameble