Në muajin shkurt, HP kishte bërë njoftimin për lanismin e pajisjes Chromebox për të cilën nuk ofroi shumë informata rreth karakteristikave të saja.

Por, nga tani detajet për HP Chromebox janë shfaqur në faqen zyrtare të HP-së dhe pajisja do të vijë me një përzgjedhje nga dy modele të procesorëve, Intel Celeron ose Intel Core i7 nga Haswell, me mundësi të përzgjedhje së RAM memories nga 2GB deri në 8GB si dhe ka të integruar 16GB hapësirë të brendshme.

HP Chromebox

Chromebox i ri nga HP po ashtu ka të integruar lexuesin SDXC, WiFi, portin Gigabit Ethernet, Bluetooth 4.0, një port HDMI, një port Display, katër porte USB 3.0 dhe një mikrofon/kufje të kombinuar.

Çmimi fillestar pritet të jetë 200$. /ameble