SHPËRNDAJE

Përveç, nëse kjo nuk është një pjesë e fshehtë marketingu, personi përgjegjës për certifikim të LG D820 Nexus 5 në FCC ka zbuluar pamjet e pajisjes, përndryshe ai do të përballet me telashe të mëdha. Në imazhet e më poshtme nuk është fshehur konfidencialiteti për Nexus 5 në të cilën paraqiten edhe disa specifika të tij. Aty shfaqet edhe etiketa e FCC-së me numrin e modelit.

LG Nexus 5 FCC

 

LG Nexus 5 bateria

Nëse krahasoni këto pamje me atë videon që kemi paraqitur para disa ditëve, atëherë padyshim është  smartphone i njëjtë. Foto e dytë tregon kapacitetin e baterisë që nuk duket të jetë aq e fortë, siç mund t’kemi pritur.

Karakteristikat tjera të pajisjes Nexus 5 përfshijnë:

  • Procesori Qualcomm Snapdragon 800
  • Ekrani 5 inç
  • Dimensionet: 131.9 mm i gjatë, 68.2mm i gjerë
  • Lidhjen LTE
  • Bluetooth 4.0, NFC, Wi-Fi b/g/n/ac
  • Bateria 2300 mAh,
  • Mbushësi Qi Wireless

Sipas thashethemeve Google pritet të lansoj platformën Android 4.4 KitKat me të nga fillimi i Nëntorit.|ameble|

SHPËRNDAJE