Pamjet e me poshtme të Google Babel, duken të jenë ato të shërbimit të ri për mesazhe chat nga Google. Techradar ka postuar këto pamje të këtij shërbimi, që thotë se ka marrë nga dikush që është punonjës në Google. Këto pamje, nëse janë të vërteta, konfirmojnë emrin “Babel” dhe jo siç është raportuar me herët Babble.
Pamjet e ndërfaqes se shërbimit të ri duket të ketë një stil të ndërprerë të mesazheve me foton e profilit miniaturë. Ky shërbim gjithsesi se do të integrohet me Google+.
Google Babel/Babble mund të lansohet ndoshta gjatë muajit Maj ku edhe do të mbahet ngjarja Google I/O. |ameble|