Disa ditë më parë ju kemi njoftuar për një prononcim nga Vodafone i cili nëpërmjet një emalit ka paralajmëruar klientët e iPhone 4S se ata nuk duhet pranuar përditësimin e sistemit operativ iOS 6.1 në smartphone-t e tyre deri në kohën e pacaktuar, për arsye se janë shfaqur disa probleme gjatë lidhjeve në rrjet, pranimit të porosive, bërjen dhe marrjen e telefonatave.
Tani është shfaqur edhe një problem tjetër. Në një forum për mbështetje në Apple thuhet se përdoruesit kanë filluar të ankohen në lidhje me jetëgjatësinë e baterisë duke potencuar se ajo është dukshëm e reduktuar.
Për ju që tani më e keni bërë përditësimin në versionin 6.1, nëse fillojnë të shfaqen problemet e paraqitura më lartë, duhet të jeni në dijeni se është problemi tek sistemi operativ i telefonit e jo problemi tek telefoni.
Nuk duhet të brengoseni shumë, sepse Apple është duke punuar me zhvilluesit e tij për të lëshuar një përditësim të ri iOS 6.1.1 për ti rregulluar problemet në fjalë, dhe ky përditësim pritet të mbërrijë në pajisjet në të ardhmen e afërt. |ameble| [divider top=”0″]