SHPËRNDAJE

Gjatë javëve të fundit kemi dëgjuar thashetheme në lidhje me një tabletë të ri me android nga Sony, Sony Xperia Tablet Z, kurse tani është njoftuar zyrtarisht dhe ne kemi të gjitha detajet për të.
Sony Xperia Tablet Z vjen me ekran 10.1 inç dhe rezolucion 1920 x 1200 pixel do të vijë me Android 4.1 Jelly Bean, pajisja është pajisur më procesor katër bërthamorë Qualcomm APQ8064 clocked në 1.5GHz.

Specifikat tjera për ketë tablet përfshijnë 2GB RAM, 32GB hapësirë për të dhëna, dhe gjithashtu posedon kamerën 8.1 megapixel.

Sony Xperia Tablet Z është projektuar të jetë rezistent ndaj ujit dhe pluhurit, përmban NFC, LTE dhe një slot për kartën microSD, duket se Sony ka dizajn të hollë me trashësi 6.9 mm dhe peshon në 495 g, ai gjithashtu vjen me një bateri 6.000 mAh.

Pajisja është shpallur nga Sony në Japoni, të cilët kanë thënë se do të jetë në dispozicion në tregun japonez nga pranvera, mirëpo nuk ka detaje ende së kur do të jetë në dispozicion për Europë, apo diku afër nesh. Më shumë detaje mund të gjeni këtu. |ameble| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE