SHPËRNDAJE

[MWC 2013] Ditën e djeshme pas njoftimit nga ana e Mozilla-s për platformën Firefox OS, prodhues tjerë të ndryshëm të celularëve kanë njoftuar gjithashtu se do të shfaqin pajisje që do të jenë të mbështetura më ketë sistem operativ, njëra prej tyre ishte edhe Alcatel.

Alcatel pikërishtë mbrëmë në Kongresin Botëror të Celularëve (MWC) ka njoftuar për smartphone-in e tyre të ri One Touch Fire. Edhe pse me specifika të ulëta One Touch Fire vjen me ekran 3.5 inç, procesorin 1GHz, kamerën e pasme 3.2 megapixel, 256MB RAM dhe 512MB memorie të brendshme.

Bazuar në këto specifika si dhe sipas njoftimeve të bëra atje kjo pajisje do të nis rrugën e saj për tregun e Brazilit, Kolumbisë, Hungarisë, Meksikës, Malit të Zi, Polonisë, Serbisë, Spanjës dhe Venezuelës, pra sipas kësaj në njërën anë pritet që çmimi të jetë i ulët kurse në anën tjetër platforma Firefox OS bashkë me ketë pajisje pritet të vijë shpejt edhe ne duart tona. |ameble| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE