Gjatë disa javëve të fundit, kemi dëgjuar shumë thashetheme për lansimin e mundshëm të tabletit Google Nexus 9 kurse tani si duket këto thashetheme po dalin të jenë të vërteta sepse është paraqitur edhe fotoja e parë për pajisjen e përfolur.

Google Nexus 9Në një foto të postuar në Twitter, ishte paraqitur pjesa e pasme e tabletit Google Nexus 9 së bashku me logon e HTC-së, që tregon se tableti Google Nexus 9 është i bërë nga HTC.

Google Nexus 9 pritet të vijë me versionin e fundit të sistemit Android 5.0 L ose Android Lollipop, me ekran 8.9 inç dhe rezolucion HD prej 2560 x 1440 pikselë.

Për Google Nexus 9 po ashtu është përfolur se do të ketë të integruar procesorin 64-bit NVIDIA Tegra K1 i përkrahur nga 3GB ose 4GB RAM memorie.

Tableti Google Nexus pritet të lansohet gjatë këtij muaji së bashku me smartphone-in e ri nga familja Nexus, Google Nexus. /ameble