SHPËRNDAJE

Seria e Smartphone-ve HTC One është vlerësuar gjerësisht nga përdoruesit dhe nga portalet e njohura që bëjnë vlerësimin e produkteve në Teknologji, por nuk është parë ndonjë sukses i madh kohëve te fundit në krahasim me Samsung dhe Apple që vazhdojnë të dominojnë në tregun global të smartphone-ve.

Megjithatë, kompania tajvaneze si duket po përgatitet për të nisur një vazhdim të saj me serinë HTC One X. Një foto e HTC One X + (plus) ka rrjedhur te mërkurën për ketë model që fillimisht janë publikuar nga Pocket-lint. Sipas këtij informacioni ky model thuhet që përfshijnë ekran me prekje (touchscreen) 4.7 inç, Tegra 3 + quad-core clocked, 1.6 ose 1.7Ghz, bateri 1800 mAh, 1GB RAM, kamerë 8 megapixel, audio Beats, 32GB hapësirë të brendshëm dhe Android 4.1 Jelly Bean.

Kurse një ditë më vonë në uebsajtin GSMArena është paraqitur ndryshe, HTC One X + veqse ka filluar të paraqitet në katalogun e fundit O2. Sipas specifikave të dhëna ne foto, HTC One X + këtu shfaqet me 64GB hapësirë të brendshme, kamerë 8 megapixel, procesorë 1.7Ghz quad core, softuer Jelly Bean dhe 25 Gb hapësirë pa pagesë në Dropbox. Ajo do të jetë në dispozicion për 479,99 £ (funta). HTC One X + pritet të filloj shitjen nga fundi i vjeshtës. |ameble|

   [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE