SHPËRNDAJE

Përderisa kompanitë tjera bëjnë plane për smartphone me ekran fleksibil kompania Samsung ka publikuar një të tillë, pajisja tani është zyrtare dhe thashethemet e më hershme kanë dalur të jenë të sakta , smartphone-i quhet Samsung Galaxy Round.

Samsung Galaxy Round përmban ekran Super AMOLED 5.7 inç me rezolucion të plotë dhe të lartë (HD) 1920 x 1080 pikselë , ekrani është i lakueshëm dhe pajisja gjithashtu vjen me disa specifika mbresëlënëse.

Pajisja përmban procesorin 4-bërthamor 2.3GHz, 3GB RAM, platformën Android 4.3 Jelly Bean dhe kamera kryesore është 13 megapikselë. Një vështrim të tij mund ta shihni në videon e më poshtme.

[youtube id=”UIEExKSjWi4″ width=”600″ height=”350″]

Specifikat e tjera të Galaxy Round përfshijnë LTE , NFC , Bluetooth 4.0, USB 3.0 dhe vjen me 32GB hapësirë të brendshme për ruajtjen e të dhënave.

Galaxy Round fillimisht do të lansohet në Korenë e Jugut, duket vazhduar nepër vende tjera, për me shumë informacione në lidhje me pajisjen mund të gjeni në uebfaqen e Samsung-ut. |ameble|