SHPËRNDAJE

Opera ka lëshuar versionin e ri për shfletuesin (browser) e saj për desktop. Versioni 12.10 sjell shpejtësinë e njëjtë dhe disa përmirësime teknike, duke përfshirë përkrahjen për SPDY protocol dhe WebSocket API.

Kompania gjithashtu pranon se, sot përdoruesit duan përmbajtje më të rëndësishme, më të shpejtë, dhe mundësisht pa pasur nevojë të shikojnë (klikojnë) disa faqe për të marrë lajme, email-a apo përmbajtje të tjera në uebsajt.

Opera 12.10 me ketë version u mundëson zhvilluesve për të shkruar extensions më të fuqishme. Në njoftimin e sotëm Opera posaçërisht thekson zgjerimet e reja si Speed Dial extension për Twitter, Facebook, Pinterest, StubmleUpon, Readbility, Gmail, Google Calendar dhe Ted.

Opera 12.10 nga sot është në dispozicion për shkarkim për Mac, Windows, dhe Linux. |opera| |ameble| 

[youtube id=”lTrExlVJcpQ” width=”600″ height=”350″] [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE