SHPËRNDAJE

Siç po shihet, shumë dashamirë të lojërave kanë qenë duke pritur lojën Mario Kart 8, për shkak se sipas shifrave të fundit të publikuara nga Nintendo nëpërmes 74 vjetorit të asamblesë së aksionerëve të kompanisë, rezulton se loja ka arritur të shesë 2 milionë kopje në mbarë botën që nga lansimi i saj, muajin e kaluar.

Mario Kart 8 gjithashtu mban titullin e lojës që është shitur më së shpejti në historinë e konsolës Wii U. Në fakt kjo lojë ka arritur të ndihmojë në rritjen e shitjes së kësaj konsole.

Loja është pritur me komente përgjithësisht të favorshme nga paraqitja e grafikës, hartat e reja, si dhe disa tipare të reja të saj. Kjo është e mjaftueshme për të ndihmuar të mbaj konsolën Wii U gjallë!

SHPËRNDAJE