Si duket edhe Galaxy Note 3 do të jetë edhe një sukses i radhës i kompanisë gjigante Samsung. Sipas disa shënimeve të publikuara, afër 5 milion njësi të Galaxy Note 3 janë shitur brenda muajit të parë, që tregon se fillimi i shitjeve është jashtëzakonisht i mirë dhe i tejkalon pritjet duke pasur parasysh konkurrencën e madhe në treg.

Samsung-Galaxy-Note-3

Deri më sot janë shitur mbi 38 milionë njësi të modeleve Galaxy Note dhe Galaxy Note II, ndërsa modeli i smartphone-i Galaxy S4 është shitur në 10 milion njësi brenda një muaji. |ameble|