SHPËRNDAJE

blackberry-z10Blackberry ka njoftuar se dy javë më parë një kompani ka blerë 1 milion pajisje Blackberry Z10. Për cilën kompani bëhet fjalë dhe cila ishte arsyeja për blerjen e një numri të madh të smartphone-ve?

Është fjala për BrightStar, një distributor i madh botëror i pajisjeve të ndryshme nga teknologjia.

Rreth 40% e të ardhurave të kompanisë BrightStar janë realizuar nga shitja e smarthone-ve Blackberry dy vite më parë. Krijimi i një besimi të madh tek produktet e BlackBerry si dhe sukseset e arritura më herët ishin arsyeje kryesore për vendosmërinë e blerjes së një sasie shumë të madhe të pajisjeve Blackberry Z10.

BrightStar gjithashtu vepron si një partner strategjik (agjent tregtar) në kuadër të kompanive Verizon Wireless dhe AT&T. |ameble|

SHPËRNDAJE