Samsung Galaxy S4

Samsung Galaxy S4 është gati që zyrtarishtë të dalë në shitje për SHBA dhe Evropë, këtu ky smartphone vjen me procesorë 4-bërthamor Qualcomm Snapdragon 600 1.9Ghz, mirëpo ditën kur është prezantuar pajisja, ka qenë edhe një version 8-bërthamor.

Versioni me 8-bërthama i Samsung Galaxy S4 posedon procesorin e vetë të kompanisë, Exynos 5 OCTA, dhe po i njëjti version pritet të filloj me shitje nga nesër (e Premte, 26 Prill) në Korenë e Jugut.

Pjesa tjetër e specifikave për ketë version të Galaxy S4 mbeten të njëjta, duke përfshirë ekranin e plotë me definicion të lartë 5 inç dhe rezolucion 1920 X 1080 si dhe platformën Android 4.2.2 Jelly Bean. |ameble|