Sony PlayStation 4 po shitet shumë mirë, por sa është saktësisht numri i shitjeve? Sipas kompanisë Sony e cili ka publikuar shifrat, thotë se deri më sot kanë shitur mbi 7 milionë konsola.

PS 4 Foto

Në Nëntor të vitit 2013, kompania kishte njoftuar se kishte shitur 1 milionë njësi për 24 orë. Pastaj më vonë në muajin Shkurt kemi mësuar se kishte shitur 5.3 milionë njësi, kurse tani, disa muaj më vonë Sony njofton se kanë kaluar 7 milionë. Kjo shifër është vërtetë mbresëlënëse. Sony përmend se 7 milionë janë shitur për konsumatorët, nëpërmes shitësve. Pra këta janë numra real të konsolave të shitura të cilat gjenden në shtëpitë e njerëzve.

Microsoft nuk e ka përditësuar ende shifrat e saja që nga muaji Janar i këtij viti, por sipas raporteve, Microsoft ka pasur një rritje të shitjes së konsoles së tyre Xbox One, në sajë të lojës së njohur Titanfall e cila ishte ekskluzive për platformat Xbox dhe PC-të. Në çfarëdo krahasimi, ky është një lajm i madh për Sony-n dhe për lojtarët e PS4.

Konsolen Sony PS4 tani mund ta gjeni edhe tek ne, tek dyqanet MEGA me çmim 470€. Për më shumë detaje dhe karakteristikat e PlayStation 4 lexoni artikullin e më hershëm, gjithashtu shikoni videon praktike të kësaj konsole./ameble