SHPËRNDAJE

Kompania Microsoft ka vendos t’i mbaj të fshehura detajet e shitjeve të saj për konsolën Xbox One, edhe pse sipas Mary Jo Foley nga ZDNet, Microsoft deri me sot ka shitur 18 milionë njësi të kësaj konsole.

Microsoft xbox one

Lajmi për ketë numër të shitjeve është publikuar gjatë kësaj javë në Windows Weekly, edhe pse ky është një numër jozyrtar dhe nuk është konfirmuar nga Microsoft.

Në anën tjetër, Microsoft ka njoftuar javën e kaluar se tani kanë më shumë se 200 milionë pajisje aktive me Windows 10, ku kjo shifër përfshin gjithashtu edhe pajisjet Xbox. Në llogaritje, nga 200 milionë pajisje është vlerësuar se 180 milionë janë kompjuterë, 18 milionë janë Xbox One dhe 1 milion pajisje me Windows Phone.

Në fund nëse kjo shifër është e saktë, atëherë Microsoft del së është ende prapa kompanisë Sony me konsolën PlayStation 4, e cila më 3 janar 2016 ka njoftuar se kanë shitur 35.9 milionë konsola të PS4 që nga lansimi. /ameble