SHPËRNDAJE

Aplikacioni “HERE Maps” nga Nokia nga tani e tutje është në dispozicion për përdoruesit e platformës iOS dhe mund ta shkarkoni nga Appstore. Duke pasur parasysh se aplikacioni i hartave nga Apple i ka dërguar njerëzit në vende që ata nuk kishin kërkuar, tani Nokia me këtë aplikacion me siguri se do të fitojnë pikë për përdoruesit, dhe do të jenë me të kënaqur.

Ky shërbim është në dispozicion edhe përmes shfletuesve te internetit në këtë link e qe gjithashtu mund të shtoni të dhënat rrugore në internet duke përdorur Map Creator.

Aplikacioni HERE për iOS i cili punon në iPhone, iPod touch, dhe iPad është i bazuar në të dhënat e hartës Nokia NAVTEQ. Ajo ofron një shumëllojshmëri të pikëpamjeve te hartave, përfshirë pamje drejtpërdrejt të trafikut, linjat e transportit publik, dhe pamje satelitore në më shumë se 200 vende. Aplikacioni u udhëzon drejtime në vozitje nëpër rrugët e transportit publik, dhe ofron udhëzime hap pas hapi me zë.

Gjithashtu u mundëson shpërndarjen e vendeve duke përfshirë edhe rrugën qe gjendeni momentalisht, me anë të një opsioni që posedon, me SMS, email, apo rrjete sociale. |ameble| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE