SHPËRNDAJE

Nëse dëshironi të shikoni Olimpiadën në smartphonin tuaj, atëherë mund ta bëni me ndihmën e aplikacionit të ri që ka lëshuar BBC për IOS dhe Android. Aplikacioni BBC Olympics do të ofrojë udhëzime për ngjarje të ndryshme sportive, komente me tekst dhe video drejtpërdrejt që për momentin të drejtat për transmetim i ka vetëm Britania e Madhe.

Gjithashtu do të gjenerojë statistika dhe informacione të atletëve të ndryshëm që konkurojnë në lojëra, dhe oraret do të jenë të shfaqura për ngjarje të ndryshme. Do të ketë lajme të radhitura ditore nëse ndodhë diçka skandaloze. Të rejat në ngjarje dhe titujt mund të ndahen në kategori sipas vendit. Ky aplikacion do të përcaktojë vendndodhjen dhe do të ofrojë fillimisht të rejat për vendin tuaj. |bbc.com|

 

Ketë aplikacion mund ta shkarkoni që tani nga butonat e paraqitur me poshtë:

   [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE