Nuk është e pazakontë të shohësh smartphone dhe pajisje tjera false në Kinë. Por në shtetet anëtare të BE-së jo edhe aq shumë. Pikërisht për këtë arsye autoritetet gjermane u befasuan kur zbuluan se në zyrat doganore të aeroportit të Shtutgart-it kishte arritur një pako me 250 telefona të mençur Samsung Galaxy S4 të falsifikuar.
Dyshimi rreth këtyre pajisjeve të falsifikuara lindi në momentin kur në këtë paketim mbishkrimi i përmbajtjes së mallit ishte se kinse kishte kabllo kompjuterike në vlerë prej 2000$, por menjëherë pasi oficerët doganorë hapen pakon zbuluan se brenda kishte pajisje telefonike të falsifikuara dhe të etiketuara si Samsung Galaxy S4.
Këto pajisje kishin si destinacion shtetin e Gjeorgjisë, por të gjitha këto u konfiskuan dhe u shkatërruan tërësisht.
Pajisje të tilla shohim të sillen edhe në vende tjera duke përfshirë edhe Kosovën, andaj keni kujdes se çfarë blini.
Për më shumë shikoni artikujt e botuar në Ameble në të cilat shpjegohen në detaje tiparet e një smartphone origjinal kundrejt atij fals.
Si të dallojmë një Samsung Galaxy S4 origjinal, nga ai falsë
Si të dallojmë një Samsung Galaxy S3 origjinal, nga ai falsë
/ameble