SHPËRNDAJE

Disa pronarë të iPhone 6 Plus, kanë zbuluar se pajisjet e tyre kanë pësuar deformime të lehta prej përdorimit normal, d.m.th. gjatë mbajtjes në xhep. Ende nuk e dimë nëse këto janë raste të vetme, ose në qoftë se iPhone i ri nga Apple është pak a shumë i brishtë ose i thyeshëm.

Megjithatë, ka filluar të vërtetohet se me të vërtetë është lehtë i thyeshëm. Unbox Therapy kanë testuar me duart e tyre, se sa presion mund të duroj iPhone 6 Plus gjatë ndrydhjes. Në video gjithashtu tregohet se sa lehtë mund të deformohet ky smartphone.

Ndryshe nga LG G Flex i cili është fleksibël, iPhone 6 Plus nëse lakohet nuk mund të kthehet në formën e vetë fillestare. Kjo duket të jetë vërtet shqetësuese për ata që kanë blerë ose mendojnë të blejnë iPhone 6 Plus, sepse nuk duket të jetë aq i fortë. Lajmi i mirë këtu është se xhami i ekranit duket paksa me i qëndrueshëm dhe ndoshta kjo e ndihmon trupin e pajisjes që mos të thyhet tërësisht.

iPhone 6 Plus është i bërë nga alumini, dhe është smartphone-i më i madh i Apple-it ndonjëherë.

Për ketë çështje nga Apple deri më tani nuk është bërë asnjë koment. Tani shtrohet pyetja, a do ta blini një të tillë? /ameble

SHPËRNDAJE