SHPËRNDAJE

Nëse interneti sot është i rëndësishëm për të gjithë ne, atëherë secili duhet të lexojmë këtë artikull ku zbulohen vendet (shtetet) me lidhje më të mirë të internetit në botë. Krejt kjo në bazë të rezultateve të një raporti të ri nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit.

Gjithmonë sipas studimit ku është marr parasysh shpejtësia e internetit dhe përqindja e njerëzve të cilët kanë qasje në të. Në rajon (Ballkan) internetin më të dobët për vitin 2015 e ka Shqipëria me 4.73 pikë (nga 10 pikë), ndërsa më të mirën e ka Sllovenia me 7.23 pikë. Edhe pse në krahasim me vitin 2010 Shqipëria i ka rritur piket nga 3.65 në 4.73, pozita e saj gjatë viti 2010 ka qenë më mirë (në vendin e 89-të) se sa tani që është e pozicionuar në vendin e 94-të.

Nga kjo vërehet se, edhe pse në 5 vitet e fundit është përmirësuar internet dhe qasja në të, për Shqipërinë nuk kane mjaftuar të mbaj pozitën por përkundrazi ka rënë për 5 pikë. Duke marre parasysh rendësin e informacionit si në jetën politike po ashtu edhe në jetë të përditshme shpresojmë së shteti do të bëj më shumë në përmirësimin e kësaj situate.

IDI - Renditja e përgjithshme për shtetet e Ballkanit
IDI – Renditja e përgjithshme për shtetet e Ballkanit

Renditja Grafika

Vlen të përmendet që të gjitha vendet e rajonit të Evropës, përveç Shqipërisë, kanë vlera të IDI-të (indeksi i zhvillimit për Teknologji Informative) mbi mesataren botërore prej 5.03, edhe në ketë indeks të zhvillimit Shqipëria pozicionohet në vendin e fundit.

IDI - renditja për Evropë 2015

image008

Sipas këtij studimi, të cilët kanë marr parasysh shpejtësinë e internetit dhe përqindjen e njerëzve të cilët kanë qasje në të, ne t’gjithë duhet të shkojmë në Korenë e Jugut në qoftë se dëshirojmë të kemi internet më të mirë. Korea e Jugut është në krye të listës për herë të dytë në rresht. Vendet e tjera të zhvilluara, megjithatë, nuk janë edhe ashtu siç është pritur.

SHBA për shembull, është e 15-ta në listë pas Britanisë së Madhe, Australisë dhe Japonisë. Edhe pse, të jemi të drejtë, SHBA ka një përmirësim nga pozita 16 nga raporti i fundit i vitit 2010-tës.

Ndërkohë, Kina vendoset në vendin e 82-të, duke rënë pas Mauritius, Brazilit dhe Republikës Dominikane.

Raporti per shtete

Raporti nuk ka analizuar vetëm shpejtësinë e internetit por edhe numrin e banorëve që përdorin si dhe përqindjen e kompjuterëve nëpër familje. Kjo është me rëndësi sepse nuk ka kuptim të keni internet të shpejt nëse nuk përdoret. /ameble

SHPËRNDAJE