SHPËRNDAJE

Shtëpia e fëmijërisë së Steve Jobs-it tashmë është një pikë referimi historik, kjo pas një votimi unanim nga komisioni për çështje historike në Los Altos. Shtëpia me adresë 2066 Drive Crist, Los Altos, Kaliforni, ka caktuar ketë vend si pjesë e historisë pas një procesi dyvjeçar i cili përfshiu një hulumtim të detajuar dhe vlerësim të pronës.

Shtëpia e fëmijërisë së Steve Jobs

Një histori e shkurtë e shkruar për ketë thotë se Steve Jobs jo vetëm që u rrit aty por aty kanë filluar edhe hapat e parë të kompanisë Apple me ndihmën e bashkëpunëtoreve tjerë të tij siç janë Steve Wozniak dhe motra e tij Patricia Jobs. Kompjuteri i parë Apple-1 është ndërtuar nga dora e tij po në ketë adresë dhe është ruajtur në dhomën e gjumit të Steve Jobs para se kompania të vendoset në zyre të para të saj në Cupertino .

Patricia Jobs e motra e Steve Jobs ende jeton në po ketë adresë dhe ky përcaktim historik do ta bëjë ketë vendim ndoshta të komplikuar, në qoftë se ajo dëshiron të rinovoj shtëpinë në të ardhmen. Komisionit nuk i është dashur të marrë miratimin e saj para se të marrin vendimin edhe pse asaj i është lejuar të vendos për çfarëdo që ajo dëshiron të ndërmarr. |ameble|

SHPËRNDAJE