Amazon edhe zyrtarisht ka publikuar tre Kindle Fire HD në konferencën për media të mbajtur mbrëmë në Santa Monica të Kalifornise. Kindle Fire HD i madhësisë 7 inç është vazhdim i gjeneratës së Kindle Fire i cili do të mbaj po të njëjtin çmim qe ky i fundit kishte deri më tani 199 dollarë amerikan. Dhe Fire HD i madhësisë 8.9 inç dhe trashësisë 8.8mm i cili do të mbaj çminimin prej 299 dollar si dhe tableti me joshës Fire HD AT&T i cili mbështet 4G të LTE dhe do të mbaj çmimin prej 499 dollarë.
Natyrisht se përveç madhësisë ka edhe dallime të tjera në mes këtyre produkteve të Amazon. Që të tre këta tabletë përmbajnë ekran IPS me rezolucion 1920×1200 piksel dhe në krahasim me tabletin me 4G, dy tabletët e parë përmbajnë memorie të hapësirës interne në madhësinë e 16GB.
Ekrani
Ne jemi shumë të gëzuar për mprehtësinë e ekranit që Kindle Fire HD na ka ofruar, megjithatë rezolucioni 1920×1200 HD nuk presim të duket aq bukur në tabletin 7 inç siç mund të duket ne atë 8.9. Amazon gjithashtu ka njoftuar që interface i të gjithë këtyre tabletëve është përmirësuar dhe se shumë gjëra do të duken më bukur duke përfshirë edhe navigimin më të shpejt, lëvizjen më të gjallë të animacioneve dhe më shumë opsione të përshtatura për lexim.
Specifikat Harduerike
Familja Kindle Fire HD do të punojë përmes procesorit “ Texas Instruments OMAP 4470 processor” për të cilin Amazon proklamon se do të punojë shumë më shpejt sesa “Nvidia Tegra 3 quad-core”.
Kindle Fire HD do të përmbaj një kamerë të përparme HD dhe zerim Dolby Digital Plus që do të transmetojë muzikën dhe zërin përmes 2 altoparlantëve. Nga këto tre produkte të publikuara specifikohet se baterinë më së paku që mund ta mbaj ndonjëri nga ta është 11 orë jetë baterie.
Wi-Fi dhe 4G LTE
Këta tabletë do të kapin sinjalin e Wi-Fi në një lartësi edhe më të madhe duke ju falënderuar 2 antenave interne, gjithashtu këta tablete do të funksionojnë jo vetëm në frekuencën 2.4GHz por edhe në atë 5GHz.
Whispersync, X-Ray, Llogarite dhe Kontrolli i tyre janë edhe disa prej gjerave të reja qe kjo familje e Amazon do të përmbaj.
Çmimet
Kindle Fire HD 7-inc 199 Dollarë Amerikan
Kindle Fire HD 8.9 299 Dollarë Amerikane
Kindle Fire HD 4G LTE- 499 Dollarë Amerikan
Të gjitha këto produkte të reja mund ti blini që nga dita e sotme në amazon.com . Kindle Fire HD 7 do të fillojë të dërgohet nëpër shtëpitë e atyre që bëjnë porosite, duke filluar nga data 14 Shtator, duke vazhduar me pas me modelet 8.9-inc dhe LTE të cilët do të dërgohen nga data 20 Nentor.
Stafi i Ameble do të jetë në pritje të kontaktit të parë fizik me ndonjërin nga këto produkte dhe sapo kjo të ndodhë ne do të publikojmë një vlerësim të thukët rreth këtyre tabletëve. |ameble| [divider top=”0″]