SHPËRNDAJE

Sipas disa spekulimeve kohëve të fundit gjenerata e ardhshme e lojërave console nga Microsoft-i mund të quhet “Xbox 8″, ose Xbox Infinity.

Gjiganti i softuerve së fundi ka siguruar disa nga Domain-at qe lidhen me shtesën e fjalisë Xbox, qe përfshijnë Xbox8.com, Xbox8.us dhe Xbox8.org, XboxPhone.com, XboxTablet.com, XboxLiveTV.com, XboxCompanion.com. Microsoft gjithashtu është në pritje të rasteve kundër pronarëve të cilët posedojnë Xboxliverewards.com, Xboxsports.com, Xboxsmartglass.com dhe Xboxmusic.com.

Kompania e lojërave console me bazë ne Redmond se pari ka menduar ta quaj ketë version Xbox 720, duke ndjekur skemën e me hershme të emërtimit te këtyre pajisjeve. Mirëpo, blerjet e fundit te domain-ve qe ka bërë kompania kanë rritur spekulimet te shumta, se Microsoft mund ta quaj atë Xbox8. Megjithatë, versioni i ardhshëm i tyre do të jetë gjashtë herë më i fuqishem se ai aktual Xbox 360, dhe mund të përkrah Blu-ray, 1080p dhe dalje 3D.

Microsoft thuhet qe ketë pajisje te Xbox-it do ta nxjerr ne treg para pushimeve të vitin 2013. |pcmag.com| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE