SHPËRNDAJE

Secili që ka smartphone e ka edhe frikën në vete që mos po përgjohet nga ndokush përmes smartphonit.

Fillimisht duhet të themi që askush nuk mund të përgjoj telefonin përmes IP adresës, nëse ju dilni në një shetitje në mëngjes me smartphonin tuaj, derisa të ktheheni në shtëpi ai do të ndyshoj disa herë IP adresën, kjo tregon që ai nuk mund të përgjohet nga IP adresa.

Spyware instalohet në telefonin tuaj, përmes aplikacioneve  të ndyshëm që duken krejtësishtr në rregull, rasi i fundit i zbuluar është malware i quajtur Godless.

Ka edhe aplikacione që bartin spyware e që nuk pretendojnë të jenë asgjë tjetër vetëm se gjurmues të lokacionit përmes sistemit GPS, aplikacione që mund të i shkarkoni nga Play Store.

Përse Google nuk i largon ato nga Play Store? Sepse ato kanë synime legale, nëse punëdhënësi juaj ju jep një telefon në përdorim ai dëshiron që të di se ku ndodhet telefoni gjatë orarit të punës ose është normale që edhe prindërit të dijnë vendndodhjen e fëmijëve të tyre. /ameble.com

SHPËRNDAJE