SHPËRNDAJE

Çdo javë, dëgjojmë për sulme dhe mashtrime në Internet. Shpesh, hakerët mund t’i marrin fjalëkalimet e përdoruesve apo edhe sulmojnë ueb-faqe. Ky artikull sadopak do t’ju ndihmojë të kuptoni se si duhet të jetë një fjalëkalim i fortë dhe se çfarë është rëndësia e tij. Pas kësaj më siguri se do të zgjidhni një fjalëkalim më të vështirë, që është i lehtë për ta kujtuar por i vështirë për të tjerët.

fjalekalimi

Nëse ju duket i gjatë ky artikull për ta lexuar, dëshiroj që së paku t’i keni parasysh dy gjëra:

  1. Zgjidhni fjalëkalimin e gjatë / fjalitë janë zgjidhja më e mirë,
  2. Shmangni fjalëkalimet / apo fjalitë e shpeshta.

Një nga mënyrat më të shpeshta të sulmit nga hakerët quhet “brute force attacks”, i bie që sulmuesit (hakerët) fillojnë nga një listë e fjalëkalimeve të shpeshta, duke kaluar tek kombinimet. Sa më i gjatë që është fjalëkalimi më shumë kohë do t’ju marrë hakerëve për ta marr atë.

Futni në konsideratë shembujt e më poshtëm.

Duke përdorur vlerësuesin Benish, kemi paraqitur një vlerësim, se sa kohë do t’ju duhet hakerëve të marrin fjalëkalimet sipas kombinimeve:
9agcZ: 54 min
9agcZE: 5 orë
9agcZEM: 3 ditë
9agcZEM7: 4 muaj
9agcZEM7H: 26 vjet
9agcZEM7Hq: “me shekuj”

Pra, siç po e shihni, thjesht duke shtuar një karakter e bën atë shumë më të vështirë për tu sulmuar. Hakerët mërziten të presin aq gjatë kohë për një fjalëkalim të fortë dhe kështu do të kalojnë në ndonjë cak më të lehtë.

Fjalëkalimet e mësipërme nuk janë të lehta për ti mbajtur mend, kështu që ekziston një mënyrë më e mirë!

Zgjedh diçka të lehtë për ta mbajt mend dhe e vështirë për të tjerët

Në terma praktik, mënyra më e lehtë për të zgjedhur një fjalëkalim është një fjali/frazë e gjatë që është vështirë të mendohet nga dikush, por e lehtë për të mbajtur mend nga ju, një fjali që ka kuptim për ju dhe për askënd tjetër. Për shembull, “Më 11 shkurt 2016, për herë të parë vizitova monumentin NewBorn” duke e shkurtuar në “11shkurt2016vizitovaNEWBORNIN”.

E zgjata si shumë, por kjo që morra shembull është e lehtë për dikë që ta mbaj mend si një moment personal. Në anën tjetër do të jetë jashtëzakonisht e vështirë për dikë të paramendoj si fjali që keni zgjedhur. Kurse me teknologjinë e sotme kompjuterike, hakerëve mund t’ju marrë me shekuj për të sulmuar diçka si kjo. (Gjithashtu është e pranueshme nëse në ketë fjalëkalim përdorni hapësira, presje, numra apo edhe karaktere speciale).

Mos zgjedhni diçka të vështirë për ta kujtuar, por të lehtë me mbajt mend

Një keqkuptim i shpeshtë që e dëgjojmë është se, shumë njerëz mendojnë se zgjedhin një fjalëkalim të vështirë për ta kujtuar, dhe thonë se po i njëjti është i vështirë të mendohet nga të tjerët. Kjo nuk është gjithmonë e vërtetë, veçanërisht në qoftë se sulmuesi është kompjuteri që shumë lehtë mund të thyej shifrat e thjeshta, që njerëzit shpesh i përdorin, të tilla si zëvendësimi i shkronjave me numra: ‘a’ me ‘4’ apo ‘o’ me ‘0’. Shembull “P4ssw0rd”.

Menaxhimi i dhjetëra fjalëkalimeve nuk është i vështirë nëse përdorni mjetet e duhura

Është gjithashtu e rëndësishme ta dini se është e pamundur të mbani mend dhjetëra fjalëkalime. Strategjia e kësaj është atëherë kur krijoni një fjalëkalim shumë të fortë kryesor që e hap programin për menaxhimin e fjalëkalimeve siç janë LastPass apo 1Password.

Më këto programe mund të shtoni siguri duke përdorur mënyrën “2-factor authentication system”, më të cilin mund ta rregulloni që edhe ndonjë person i dytë të ketë qasje në programin për menaxhimin e fjalëkalimeve.

Duke përdorur këto programe, ju mund të gjeneroni fjalëkalime të tilla si 9agcZEM7HqLcXX29ldQI të cilat janë tepër-tepër të vështira të mbahen mend, por janë edhe shumë të vështira për tu sulmuar.

Këto mundësi gjithsesi së e lehtësojnë punën tuaj me fjalëkalime dhe janë shumë më të sigurta. Ripërdorimin e të njëjtit fjalëkalim në shumë vende është e kuptueshme, por është një praktikë shumë e keqe për shkak të sigurisë, nëse në një moment merret ai fjalëkalim atëherë rreziku vjen për të gjitha.

Bëjë tani!

Duke përdorur fjalëkalime të vështira dhe programe për menaxhimin e fjalëkalimeve, ju vërtetë do të jeni më rahat dhe më të sigurt, kështu që mos prisni, bëni këto ndryshime menjëherë. Është shumë më mirë që tani ti kushtoni kësaj pak kohë, se sa kur ndodh diçka dhe humbni fjalëkalimet ose ju sulmojn, athëherë është veshtirë të ri-kthehen. /ameble

SHPËRNDAJE