SHPËRNDAJE

Para se të filloni

Duhet të siguroheni që SmartPhone-i juaj Samsung Galaxy S2 është tashmё i bërë “root”.

Nëse Smartphone-i juaj nuk është i bёrё “root” atëherë ju lutem bëjeni këtë. Për ta implementuar procesin e Root-imit ju mund tё lexoni manualin me procedura dhe detaje i cili është i publikuar nё Ameble, (artikulli: “Si ta bëjmë “root” Samsung Galaxy S2”)

Çfarë është  Android “ROM” ? (Android Read Only Memory) është një grup fajllash qё përmbajnë instruksione ekzekutuese tё njё sistemi operativ siç është Android dhe aplikacioneve tё lidhura me tё.

ROM-i “stock” është ROM zyrtarë me tё cilin pajisja juaj vjen e instaluar.

ROM-i “custom” apo i përshtatur është ROM i cili zakonisht krijohet nga një palё e tretё dhe është i krijuar si ROM unik apo edhe një modifikim i një ROM zyrtarë për ta përshtatur atë ne mënyrat e kërkuara apo te dëshiruara. Ndonjëherë disa ROM nuk mbështetën me “update” nga personat apo kompanitë qё i krijojnë ato.

Flash i ROM-it

“Flashing” i ROM donë tё thotë instalimi i imazhit tё sistemit operativ nё memorien interne tё pajisjes tuaj.

Nё këtë artikull është detajuar procedura për instalimin e ROM-it nё pajisjen Samsung Galaxy S2, por kjo nuk do tё thotë se kjo procedurё nuk funksionon edhe pёr produkte tё tjera.

Procesi i instalimit tё ROM-ave tё krijuar nga një palё e tretё (jo-zyrtarё) mund të jetë i rrezikshëm dhe mund të shkaktojë që pajisja e juaj të mos funksionoj më, andaj ne nuk japim kurrfarë përgjegjësie për këtë. Për këtë arsye vendimi dhe përgjegjësia ju takojnë juve.

Instaloni ROM-in

  1. Hyni nё njërin prej këtyre 2 linqeve Samsung Galaxy S2 ROM apo  Android ROMs  për të gjetur ROM-at e përshtatshtur për pajisjen tuaj.
  2. Zgjedheni ROM-in i cili i përshtatet mё së miri pajisjes të cilën dëshironi ta instaloni këtë të fundit dhe ruajeni atë në kompjuterin tuaj, (por mos e bëni këtë fajllin (extract ) nga verzioni origjinal .zip)
  3. Në tё njëjtën kohë përmes kabllos USB lidheni telefonin tuaj me kompjuterin për të mundësuar transferimin e fajllit i cili është shkarkuar në piken 2.
  4. Tani kopjoni këtë fajll (emriifajllit.zip) në SD-Karten e Smartphone-it tuaj, duke mos e ndryshuar formatin e tij apo ekstraktuar dhe mos e futni në ndonjë folder por thjesht kopjojeni në SD Card.
  5. Pasi që (emriifajllit.zip) është kopjuar me sukses, ç‘kyçni USB kabllon nga kompjuteri dhe fikeni telefonin.
  6. Para se ta ndizni telefonin, mbani të shtypur butonat e poshtëm dhe sipërm të zërit dhe butonin e ndezjes në të njëjtën kohë. Pas vibrimit lëshoni butonin e ndezjes, por vazhdoni të mbani të shtypur butonat e zërit deri sa të paraqitet imazhi i sistemit “Recovery” në telefonin tuaj.
  7. Në momentin që keni hyrë në gjendjen “Recovery” të sistemit, duke përdorur butonat e zërit, nga opsionet që shihni selektoni opcionin Backup dhe prisni derisa telefoni të bëj backup-in e ROM-it që aktualisht është i instaluar.
  8. Pas përfundimit të Backup, zgjedheni opsionin Wipe Data
  9. Zgjidhni opsionin install zip from sd për të instaluar fajllat e zip-uar nga SD kartela dhe zgjedheni fajllin që keni shkarkuar në pikën 2 (emriifajllit.zip) duke klikuar në butonin për ndezje apo thjesht duke klikuar përmes “touchscreen”.
  10. Pasi të keni zgjedhur këto opsione, emriifajllit.zip do të instalohet dhe krejt çfarë duhet të bëni është zgjedheni opsionin go back, më pas reboot system now për ta ristartuar.
  11. Tani SmartPhone-i juaj duhet tё ketë tё instaluar me sukses ROM-in.

Nëse ROM-i të cilin e keni instaluar për arsye të ndryshme nuk ju pëlqen atëherë përsëriteni të njëjtën procedure duke shkarkuar vetëm ROM fajllin të ndryshëm.

[divider top=”0″]

SHPËRNDAJE