Me siguri që Windows 8 është një sistem operativ shumë i mirë, jo vetëm sepse është i ri, por edhe për shkak të përformancës dhe dizajnit që disponon.
Përkundër këtyre gjërave, mund të ketë persona të cilëve nuk u pëlqen dizajni i ndërfaqës së Windows 8, apo të tjerëve që kane të madhe nostalgjinë për paraardhësin Windows 7.
Në vijim do të ju përshkruajmë në detaje se si mund ta bëjmë sistemin operativ Windows 8 të duket sikur Windows 7.
- Shkarkoni aplikacionin classicshell këtu
- Instalojeni dhe Hapeni aplikacionin
- Pas hapjes se këtij softueri ju keni mundësinë të zgjedhni opsionet se a dëshironi që versioni i ri të duket sikur Windows XP apo Windows 7.
- Meqenëse në ketë artikull bëhet fjalë për konvertimin në sistemin Windows 7 atëherë zgjedheni këtë opsion
- Më pas shkarkoni aplikacionin Skip Metro Suite këtu
- Pas shkarkimit instalojeni dhe më pas hapeni aplikacionin
- Klikoni opsionin enable skip metro suite
- Ristartojeni kompjuterin
Tani në kompjuterin tuaj do të shihni imazhin e Windows 7. |ameble|