Të nderuar miq të Ameble-së, është koha kur shumë prej jush keni mbaruar shkollën e mesme dhe jeni duke u përgatitur që të regjistroheni në fakultet. Ndoshta nuk duket kështu, por ky është momenti kur secili përson fillon përgatitjen për të ardhmen e tij/saj duke u përcaktuar në atë që e quajmë “karrierë” apo profesioni që ju do të ushtroni në punë.
Nëse tanimë nuk jeni të përcaktuar apo jeni në mëdyshje se çfarë është më së miri që të studioni, atëherë lexoni disa nga pikat në këtë manual që të shihni se a janë këto gjërat të cilat keni dëshirë që ti bëni me zell.
Si ta fillojmë Karrierën në IT
Shumë njerëz i admirojnë personat që merren me IT (Teknologji Informative). Ky profesion është mjaft i mire por nuk do të thotë që ju do të merreni vetëm me pajisje kompjuterike nëse e zgjedhni këtë të fundit si profesionin. T’u ndihmoni të tjerëve se si ta përdorin kompjuterin e tyre është një pjese e madhe e këtij profesioni.
Lëmia e Teknologjisë Informative është tepër e gjerë. Duke filluar nga makinat ATM për bankomat, teknikat kompjuterike, rrjetat kompjuterik, ueb dizajni, regjistrues produksioni, të gjithë këta janë njerëz të IT-së.
- Zbuloni nëse tani më keni aftësi në IT. Nëse keni një kompjuterë dhe nëse e përdorni këtë të fundit më shumë sesa të shkruani në “office”, të luani lojra, apo të bëni shfletim të zakonshëm në internet atëherë ju jeni në rrugë të duhur për tu bërë IT.
- Bëni një liste me gjërat të cilat keni dëshirë të merreni në IT. Për shembull, nëse ju pëlqejnë shumë lojërat kompjuterike dhe i luani ato, ju mund ti listoni lëmin si ”testues lojërash kompjuterike” apo “të shkruani softuer lojërash. Nëse jeni të pasionuar pas dizajnit atëherë mund të zgjedhni “dizajnin grafik” apo “dizajnin softuerik”, apo nëse jeni të interesuar se si funksionon interneti dhe si lidhen kompjuterët në rrjete në mes tyre atëherë profesioni i administratorit të rrjetave do të ishte i duhuri për ju.
- Zgjedhni drejtimin e duhur brenda IT’së që do të ju bëj të lumtur. Nëse me të vërtet kënaqeni duke e bërë këtë gjë atëherë ju do të keni progres në këtë drejtim për një periudhe mjaft të shpejtë.
- Njihuni me njerëzit e duhur. Zakonisht përsonat që janë IT kanë dëshirë që të ndajnë eksperiencën e tyre me të tjerët.
- Fakulteti është tepër i rëndësishëm, por nuk duhet të ndaleni me kaq. Mos u ndalni së eksploaruari për mundësitë edukative që kane lidhje me IT duke përfshire edhe kurset/ trajnimet online, dhe determinoni se cilat janë kërkesat kyçe të këtij studimi.
- Patjetër që lemia e IT është e gjërë dhe nëse duam që të specializohemi në drejtime të caktuara atëherë nuk e kemi mundësinë për të gjitha këto drejtime në Kosovë, por shqyrtoni mundësinë që të zgjedhni të studioni ndonjërin nga fakultetet e cekura më poshtë:
- Disa nga drejtimet që ofrohen nëpër universitetet dhe kolegjet në Kosovë janë: Shkenca Kompjuterike, Shkenca Kompjuterike dhe Inixhieri, Menaxhimi i Mekatronikës, Automatizëm, Informatike, Informatike Aplikative, Telekomunikacion, Elektronike, Menaxhment dhe Informatikë.
- Kur përmendim profesionin ne patjetër që nënkuptojmë që të kualifikohemi në ndonjërin nga këto drejtime apo profesione që listuam më lartë dhe pa dyshim që këtë e bëjmë në mënyrë që të punësohemi. Personat që janë IT zakonisht fillojnë karrierën e tyre duke u punësuar fillimisht në pozita më të thjeshta siç mund të jenë: IT konsulent, IT vlerësues, IT teknik, IT servisues për të kaluar më pas në pozita më specifike siç mund të jenë: IT Asistent (Rrjeta), IT Asistent (Serverë), IT Asistent (Softuer), Ueb Dizajner, Network Administrator (Administrator i Rrjetave), etj.
KUJDES: Për të qenë nje IT i mirë, ju duhet që vazhdimisht të percjellni të rejat e përditshme nga bota e teknologjisë. Kjo nënkupton që të lexoni vazhdimisht se çfarë ka dal e re në IT, si funksionon kjo e fundit dhe çfarë përmbajtje ka.
Ri-certifikimi: është pjesa kruciale e gjithë mundit tuaj. Nëse ju keni ndjekur një kurs të caktuar disa vite më parë, kjo nuk donë të thotë që ju jeni akoma të mirë të bëni një pune të re, apo të jeni konkurrent me personin që është certifikuar pas jush. Përsonat me certifikata të CISCO’s duhet që të ri-certifikohen në mënyrë që të llogariten si të pajisur me certifikate (të certifikuar), përsonat që kanë certifikatë të Microsoft-it, duhet që të ecin me hapin e kohës duke u certifikuar për çdo sistem të ri që kjo e fundit publikon, sepse certifikatat vlejnë vetëm për sisteme të caktuara. Për shembull, certifikata e Microsoft për Windows XP MCSA nuk ka vlerë për sistemin Windows 8.
Shpresojmë që sado pak, ky artikull të ju ketë ndihmuar. Ameble ju uron suksese në karrierën tuaj në të ardhmen. |ameble|