Gjithmonë kur humbni ose ju vidhen gjësende është përvojë e tmerrshme, por në ketë rast ekziston një uebfaqe e internetit që kërkon dhe gjen kamera të humbura apo edhe të vjedhura.
Në sot jemi në një kohë ku fotografitë shpërndahen menjëherë nga momenti së ku fotografohen dhe në anën tjetër edhe hajnat apo personat që kanë gjetur një kamerë gjithnjë e më shumë e kanë dëshirë të postojnë në Facebook, Flickr apo diku tjetër në ueb fotografitë që marrin me ato kamera. Ajo që njerëzit shpesh nuk e kuptojnë, është se numri serial i një kamere gjithmonë është i bashkangjitur në çdo foto/folder. Përveç nëse personi që ka vjedhur apo gjetur kamerën di sadopak nga kjo lami dhe i fshijnë ato të dhëna para se t’i publikoj online.
“Çdo fotografi që ju merrni me aparat fotografik digjital përmban një informacion të fshehur për të dy, fotografinë dhe kamerën si, modelin dhe datën.” Ky informacion i të dhënave i quajtur Exif Data, mund të përfshijë një numër serik unik i cili identifikon aparatin fotografik tuajin. Uebfaqja Stolen Camera Finder në ketë rast gjurmon menjëherë në internet në kërkim për fotografi me këto të dhëna të ngjashme.”
Pra, thjesht merrni një fotografi në kompjuterin tuaj apo online që është fotografuar me kamerën që keni humbur dhe barte atë mbi ballinën e uebfaqes www.stolencamerafinder.com, dhe menjëherë poshtë saj të shfaqen fotografitë të publikuara online që janë fotografuar me të njëjtën kamerë, së bashku me linçet se ku gjenden (shih ilustrimin më poshtë).
Në ketë portal gjithashtu gjendet lista e gjatë e modeleve të aparatve digjital për të cilat ky portal mund të japë informata të sakta. Për fotografitë të publikuara nga pajisje tjera si smartphone, tablet apo tjetër ju shfaqet vetëm modeli i pajisjes sepse këto pajisje nuk permbajnë të dhënat Exif./ameble