SHPËRNDAJE

Në njërin prej materialeve për Edutek, kemi shpjeguar se si bëhet instalimi dhe konfigurimi i një ruteri “WiFi”. Nëse tani më e keni bërë këtë instalim dhe nëse ende keni ndonjë kompjuter të vjetër të lidhur në internet nëpërmjet kabllove, dhe me një fjalë dëshironi të heqni këtë kabllo dhe të keni qasje në internet nëpërmjet ruterit, sot teknologjia ju mundëson një gjë të tillë pa pasur nevojë fare të intervenoni në kompjuterin tuaj.

Shtrohet pyetja se: “Si mund të lidhet një kompjuter në ruterin WiFi, nëse ai nuk e ka të integruar kartelën e rrjetës WiFi?”

Përgjigja është shumë e thjeshtë: “Nëpërmjet një pajisje USB Wireless.”

Pra, për të realizuar këtë, juve ju nevojitët të blini vetëm një pajisje USB WiFi me një çmim simbolik prej 10 -12 €, e futeni atë USB në kompjuterin tuaj, instaloni softuerin e pajisjes dhe keni arritur deri tek caku. Nuk do të ketë më kabllo shpageti në shtëpinë tuaj si dhe do të keni qasje në internet.

Në vijim do të demonstrojmë në detaje se si bëhet instalimi i një USB WiFi të modelit TP-Link 150 Mbps Mini Wireless N.

TP- Link -ameble

Hapi 1

Pasi të vendosni diskun CD në PC-në tuaj, ju shfaqet një dritare ku ju duhet të klikoni mbi pajisjen që dëshironi të instaloni. Në këtë rast klikoni mbi pajisjen USB TL-WN723N dhe përcilleni hapat e mëtutjeshëm të instalimit.

Install 1

Hapi 2

Pasi që keni zgjedhur modelin për instalim, në ekranin tuaj do të shfaqet një dritare e re me dy opsione të instalimit:

  • Install Driver Only dhe
  • Install TP-LINK Wireless Configuration Utility and Driver

Install 2

Hapi 3

Nëse klikoni mbi opsionin e parë (Install Driver Only) duke konfirmuar hapat gjatë instalimit, ju do të instaloni vetëm driver-in me anë të cilit USB Wireless do të detektohet në kompjuterin tuaj dhe ju menjëherë mund të lidheni në ruterin tuaj.

Install 3

Hapi 4

Nëse klikoni mbi opsionin e dytë (Install TP-LINK Wireless Configuration Utility and Driver )  përveç driver-it të pajisjes, do të përfitoni edhe një aplikacion shtesë në kompjuterin tuaj, nëpërmjet të cilit bëhet menaxhimi i pajisjes USB Wireless si dhe do të keni më shumë informata për rrjetet WiFi që ju rrethojnë.

Install 5

 Kjo pajisje është testuar dhe është shumë funksionale që ia vlen me ble. /ameble.com