SHPËRNDAJE

Facebook Home kohëve të fundit ishte lansuar ekskluzivisht për pajisjet e avancuara të HTC dhe Samsung. Në fakt Facebook Home nuk arriti që të bëhet pjese e të gjithë telefonave që disponojnë sistemin operativ Android.

[youtube id=”Lep_DSmSRwE” width=”600″ height=”350″]

Pajisjet që mund të shkarkojnë dhe të përdorin ndërfaqen Facebook Home janë HTC First, HTC One, HTC One X, HTC One X+, Samsung Galaxy S4, Galaxy S3 dhe Galaxy Note 2.

Ndoshta ky aplikacion mund të ri-dizajnohet sërish dhe të bëhet pjesë e integruar e të gjithë smartphone-ve por nëse ju nuk keni durim që ta prisni kohën kur kjo do të ndodhë atëher praktikoni udhëzimet e dhëna më poshtë.

Zhvilluesit e Sistememeve Operative “XDA Developers” kanë arritur që të zbulojnë mundësinë për ta ndryshuar aplikacionin Facebook Home duke ndërhyrë në pjesën e atributeve që mundësojnë që ky aplikacion të jetë i përdorshëm në secilën pajisje që ka të instaluar sistemin operativ Android.

Ky proces mund të duket se është i vështirë për përdoruesit e thjeshtë, por nëse me të vërtet dëshironi që të shfrytëzoni përparësitë e “Facebook Home” atëherë ndiqeni këta katër hapa:

  • Së pari, de-instaloni aplikacionin aktual Facebook, Facebook Messenger apo Facebook Home nëse tashmë i keni të instaluara ndonjërin prej këtyre të fundit.

Vërejtje: Nëse aplikacioni Facebook është para-instaluar në pajisjen tuaj atëherë ju duhet që ta bëni “root” pajisjen tuaj Android në mënyrë që ta de-instaloni atë. Për më shumë detaje rreth “root”-imit ju lutem ndiqni udhëzimet në artikullin  “Si ta bëjmë “Root” Samsung Galaxy SII”.

  • Së treti, instaloni aplikacionin zyrtar të Facebook (com.facebook.katana), më pas Facebook Home launcher (com.facebook.home), më pas aplikacionin Facebook Messenger app (com.facebook.orca).
  • Së katërti, lëshojeni aplikacionin Facebook Home duke klikuar “enable” në mënynë e aplikacionit Facebook.  Ristatojeni pajisjen tuaj.

Nëse nodhë që ky aplikacion nuk ka funksionuar me sukses për ju, atëherë ju mund ta ristartoni pajisjen tuaj në gjendjen recovery dhe të fshini “Dalvik Cache”.  |ameble| 

SHPËRNDAJE