SHPËRNDAJE

A ka qenë Windows Vista një sistem operativ aq i pa-përshtatshëm sa që ju ka frikësuar të përditësoni kompjuterin tuaj në një version më të ri, Windows 7 apo edhe Windows 8? Tani, ka ardhur koha që vërtetë të kaloni në një Sistem Operativ (SO) me të ri, për shkak se përkrahja e plotë për Windows XP ka mbaruar.

SO Windows XP ka qenë prezent që nga viti 2001, që do të thotë se keni pasur mjaft kohë për tu larguar nga ky version. Prapë së prapë nuk jeni i vetmi. Një numër biznesesh duke mos përmendur edhe qeveritë, ende përdorin Windows XP. Për shembull, qeveria e Holandës dhe Britanisë së Madhe, i kanë paguar Microsoft-it disa miliona dollarë për të vazhduar përkrahjen vetëm për një vit, ka raportuar The Guardian.

Sido që të jetë, çfarë ndodh me ata që dëshirojnë ta mbajnë ketë sistem operativ? Atëherë, nga tani nëse ekziston apo gjendet ndonjë e metë (bug), Microsoft nuk do të përkrah apo ndihmoj në përmirësimin e atij problemi. E keqja është sepse ju tani posedoni një SO që është 13 vjet i vjetër, kështu që koha është të mendoni në diçka më mirë. Kjo mund të bëhet vetëm nëse pajisja juaj e përkrahë harduerikisht sistemin e ri operativ. Si ta dini ketë?

Microsoft në konferencën e fundit BUILD ka ulur kriteret për SO Windows 8.1, në mënyrë që sa më shumë pajisje të kenë mundësi të përditësohen në versionin e ri.

Kriteret për instalimin për Windows 7 dhe Windows 8.1 janë:

  • Procesori: 1 gigahertz (GHz) ose më i shpejt,
  • RAM: 1 gigabyte (GB) (32-bit) ose 2GB (64-bit),
  • Hapësirë në Disk: 16GB (32-bit) ose 20GB (64-bit),
  • Kartela grafike: Microsoft DirectX 9 pajisja grafike me WDDM driver.

Nëse kompjuteri/laptopi juaj nuk i ka këto dhe dëshironi më-doemos të përditësoni, atëherë koha është të blini një kompjuter/laptop të ri.

Por nëse posedoni një kompjuter që posedon kriteret e lart-përmendura atëherë ja si duhet të veproni:

Prej Windows XP në Windows 7:

Windows XP ne Windows 7

Nëse dëshironi të kaloni nga Windows XP në Windows 7, atëherë është një ndryshim më i vogël për ju, se sa të kaloni në Windows 8.1. Ja si të filloni:

  • Linçet për shkarkimin e Windows-it nëpërmes internetit të gjitha të drejtojnë të SO Windows 8, kështu që ndoshta do të ju duhet të gjeni linkun e versionit Windows 7 nga ndonjë uebfaaqe si Amazon, Walmart, ose edhe Newegg dhe pastaj gjeni likun e duhur. Kurse për të parë nëse ju nevojitet 32-bit ose 64-bit, shkoni të Start, me tastin e djathtë të miut (Right Click) mbi ikonën My Computer, pastaj zgjidhni Properties. Nëse shkruan “x64 Edition” atëherë zgjidhni 64-bit . Nëse jo, atëherë 32-bit.
  • Të dhënat dhe dokumentet tuaja nuk do të ruhen gjatë përditësimit, kështu që ju duhet të ruani (bëni BACKUP) të gjitha të dhënat tuaja në një disk të jashtëm (external). (Nëse nuk keni disk të jashtëm atëherë kontakto info@ameble.com).
  • Pasi që i keni ruajtur të dhënat, atëherë fusni diskun Windows 7 dhe ndiqni udhëzimet sipas menyve të instalimit.
  • Për ata që nuk kanë shumë njohuri, Microsoft ka publikuar një video që mund të ju ndihmojë nëpërmes proceseve të instalimit.

Prej Windows XP në Windows 8.1:

Windows XP ne Windows 8.1

Windows 8.1 nuk është dizajnuar të instalohet në kompjuterë që posedojnë Windows Vista apo Windows XP, kështu paralajmëron Microsoft në faqen e saj për përditësim. Më saktësisht kompania do të preferonte më shumë që ju, në ketë rast të blini një kompjuter të ri që është i dizajnuar të ketë Windows 8. Ndoshta jo secili mund t’i ketë mundësitë që të blej një të ri, për atë arsye, këta janë hapat se si të përditësoni kompjuterin nga XP në Windows 8:

  • Gjëja e parë që bëni, sigurohuni që kompjuteri juaj vërtetë mund të përballoj sistemin e ri Windows 8, ku ketë gjithashtu mund të shihni duke klikuar “Download Windows 8 Assistant Upgrade” nga faqja e internetit të Microsoft-it dhe do t’ju tregojë nëse mund të vazhdoni apo nuk keni nevojë të blini Windows 8.
  • Ngjashëm si për Windows 7, të dhënat tuaja duhet të ruhen para përditësimit.
  • Microsoft sugjeron se DVD-në e sistemit operativ Windows 8.1 duhet ta instaloni nga një instalim i pastër që mund ta gjeni në Microsoft Store.
  • Për të parë nëse ju nevojitet 32-bit ose 64-bit, shkoni të Start, me tastin e djathtë të miut (Right Click) mbi ikonën My Computer, pastaj zgjidhni Properties. Nëse shkruan “x64 Edition” atëherë zgjidhni 64-bit . Nëse jo, atëherë 32-bit.
  • Pastaj, fusni diskun e Windows 8 dhe ndiqni udhëzimet sipas menyve të instalimit./pcmag /ameble

Përndryshe nëse dëshironi ende të mbani sistemin operativ Windows XP, atëherë ja disa rregulla që është mirë t’ju përmbani nëse dëshironi të jeni të mbrojtur:

  1. Ruaj të gjitha të dhënat (bëj Backup), kohë pas kohë,
  2. Mbaj Antivirus-in të përditësuar (updated),
  3. Mos e përdor Internet Explorer (përdor shfletues tjerë),
  4. Largoj softuerët Java, Adobe Flash dhe Reader,
  5. Softuerët që zgjedh t’i mbash, bëj përditësimin e tyre rregullisht,
  6. Gjithmonë Scan-oj USB-të para se ti kyçni në kompjuter,
  7. Ndrysho nëpërmes Control Panel-it dhe përdor Llogari (Account) të limituar,
  8. Nëse pajisja me Windows XP përdoret për diçka krejt tjetër lokalisht, atëherë shkyçe nga Interneti. /ameble
SHPËRNDAJE