SHPËRNDAJE

Ndoshta mund të keni një smartphone që sapo e keni shpaketuar dhe mund të mos ju interesoj të lexoni këtë artikull, por sado që është i ri apo i vjetër smartpone-i juaj, ju duhet ti aplikoni pikat e dhëna në këtë udhëzim në mënyrë që të zgjatni jetëgjatësinë e baterisë së smartphone-it tuaj.

Përdorni opsionin Battery Usage

Në smartphone-in tuaj mund të gjeni mundësinë për të parë statusin e shfrytëzimit të baterisë së telefonit tuaj “smart”. Ky opsion gjendet në Settings –> About Phone –> Battery. Aplikacionet që shfrytëzojnë më së shumti baterinë fillojnë renditjen nga lart poshtë.

SaveBattery Ameble1

Nga fotoja që shohim por edhe në pajisjen tuaj vërejmë se ndër konsumuesit më të mëdhenj të energjisë është pjesa e ndriçimit të ekranit.

Përshtateni ndriçimin në ekranin e telefonit

Meqenëse konstatuam se ndriçimi i ekranit konsumon më së shumti baterinë atëherë le të ndalemi këtu për ta përshtatur ndriçimin dhe duke e zvogëluar ndritshmërinë sipas mundësisë. Hyni në Settings –> Display –> Brightness, ku mund të zgjedhni automatikisht ta përshtatni ndritshmërinë apo ta ndryshoni atë deri në nivelin që ju mund ta përballoni.

SaveBattery Ameble2

Gjithashtu sigurohuni që të zgjedhni opsionin që e kalon ekranin e telefonin tuaj në gjendjen “timeout” në kohën më të shpejtë të mundur.

Ndaleni Wi-Fi, nëse nuk e përdorni

Wi-Fi më të vërtet është një gjë që i jep jetë smartphone-it sepse na mundëson qasjen në internet, por mund të na e harxhojë baterinë shumë shpejt. Ne ju sugjerojmë që këtë opsion ta leni të lëshuar vetëm atëherë kur keni nevojë, sepse nëse Wi-Fi është i lëshuar ai vazhdimisht është duke skanuar edhe atëherë kur ju nuk jeni të lokalizuar afër pikës kyqe (access point) tuaj të preferuar.

Për ta lëshuar apo ndaluar Wi-Fi duhet të shkoni tek opsionet Settings –> Wireless & networks–> zgjedhni.

SaveBattery Ameble3

Ndaleni Bluetooth-in nëse nuk jeni duke e shfrytezuar

 Hyni ne Settings –> Wireless & networks–> Bluetooth.

SaveBattery Ameble4

Ndaleni GPS-in nëse nuk jeni duke e përdorur

Nëse e lëshoni GPS-in për navigacion pa ndërprerë në smartphone-in tuaj Android, mund ta vëreni shumë shpejtë se ky modul do të jete njeri ndër harxhuesit më të mëdhenjë të energjisë së baterisë. Andaj lëshojeni GPS-in vetëm atëherë kur me të vërtetë keni nevojë për të. SaveBattery Ameble5

Ndaleni Aplikacionet që Sinkronizohen në mënyrë të vazhdueshme

Aplikacionet e integruara siç janë Gmail, Exchange dhe aplikacione të tjera siç janë për shembull aplikacionet që tregojnë motin apo “live wallpaper”  janë disa prej aplikacioneve qe thithin energjinë e baterisë në mënyrë të vazhdueshme.

SaveBattery Ameble6

Kur ju instaloni një llogari në gmail apo echange automatikisht smartphone-i juaj do të tentojë që të sinkronizohet me serverët e llogarive tuaja çdo 15 minuta. Nëse dëshironi që të ruani jetëgjatësinë e baterisë atëherë ne ju rekomandojmë që këtë opsion ta ndryshoni nga sistemi automatik të përditësimit  në atë manual.

Hapeni aplikacionin e E-mail- it, hyni në llogarinë tuaj përmes menysë dhe zgjedhni opsionin Account settings –> Email check frequency. Ndryshoni këtë opsion nga 15 minuta në 1 orë apo “never” që nënkupton asnjëherë dhe i bie që ju duhet që të hapni llogarinë tuaj sa herë që dëshironi që të shihni nëse keni ndonjë e-mail të ri dhe me pas fillon sinkronizimi.

SaveBattery Ameble7

De-aktivizoni apo de-instaloni aplikacionet që nuk jeni duke i përdorur

Pasi ti keni identifikuar aplikacionet të cilat nuk dëshironi që vazhdimisht të punojnë, shikoni nëse në listën e aplikacioneve të instaluara keni të tilla që asnjëherë nuk i shfrytëzoni. Janë pikërisht këto aplikacioni që është mirë plotësisht ti de-instaloni nga pajisja juaj.

Hyni në Settings –> Applications –> Manage Applications dhe më pas klikoni në butonin Uninstall për secilin aplikacion që dëshironi ta hiqni.

SaveBattery Ameble8

Nëse keni aplikuar të gjitha instruksionet që u janë udhëzuar atëherë pa dyshim do të vëreni një ndryshim të dukshëm në jetëgjatësinë e baterisë së smartphone-it tuaj Android. |ameble|

SHPËRNDAJE