SHPËRNDAJE

Trnasferi i File-aveNëse nuk ju ka rënë asnjëherë që të kaloni limitin e madhësisë së lejuar kur dërgoni attachement (dokument i bashkëngjitur), atëherë është mirë ta dini se shumica e shërbimeve të email-ve lejojnë dërgimin e një email-i me attachement jo më shumë se 10MB (Megabyte), përderisa Yahoo dhe Gmail ofrojnë maksimum 20MB respektivisht 25MB. Për dërgimin e disa file-ave apo fotografive të caktuara, madhësia në dispozicion është e mjaftueshme, por në qoftë se ju duhet të dërgoni diçka më të madhe apo më shumë, çfarë bëni?

Ekzistojnë shumë shërbime që ju mundësojnë të dërgoni file-a apo edhe foldera të mëdhenj nëpërmjet email-it ose me vetëm një download link. Disa shërbime u mundësojnë të fusni një fjalëkalim për të siguruar të dhënat që i dërgoni, kështu që vetëm ai person që e di fjalëkalimin do ta ketë mundësinë e hapjes dhe shkarkimit të këtyre file-ave.

Procesi nuk është i vështirë, por është shumë e rëndësishme të zgjidhni shërbimin e duhur, dhe në artikullin e më poshtëm ne do t’ju ndihmojë të gjeni shërbimin e duhur që i përshtatet nevojave tuaja. Edhe pse, ekzistojnë shumë kësi lloj shërbimesh me pagesë, por ne do t’ju ofrojmë disa prej tyre që janë pa pagesë. Megjithatë, nëse nevojat tuaja janë më të mëdha, atëherë ju gjithmonë mund të zgjidhni edhe për shërbime me pagesë.

Këshillë: Gjithmonë para se ngarkoni (upload) dhe dërgoni file-a nëpërmes këtyre shërbimeve, preferohet t’i kompresoni të dhënat. Kjo do të zvogëlojë madhësinë e file-it, duke e bërë më të lehtë ngarkimin dhe shkarkimin (download) nga ana tjetër.

We Transfer

We Transfer definitivisht meriton të përmendet i pari, është një shërbim i mbështetur nga reklamat dhe ofron të gjitha shërbimet e kërkuara nga një përdorues i mesëm. Reklamat e saja janë të vendosura në sfond, pa ndonjë përmbajtje irrituese.

Ky shërbim ju mundëson të ngarkoni file-a apo fotografi deri në 2GB në të njëjtën kohë dhe çdo ngarkim që bëhet mund të dërgohet tek 20 persona në të njëjtën kohë. Për më tepër, nuk ka asnjë kufizim për sa file-a apo fotografi mund të dërgohen brenda ditës ose në muaj (që shërbimet tjera mund ta kenë). Gjithashtu nga ky shërbim nuk keni nevojë të regjistroheni për të dërguar file-a, por vetëm i ngarkoni (bëni upload), jepni adresën tuaj dhe të personave që u dërgoni, dhe kaq.

Kliko në “Add Files”, zgjidhni file-at të cilët doni t’i dërgoni. Mund të zgjidhni më shumë se një file për aq kohë sa madhësia e përgjithshme është nën 2GB.

We transfer imazhet (2)

We transfer imazhet (3)

We Transfer posedon edhe opsionin Drag and Drop, ku thjesht mund të tërhiqni file-in dhe dërgoni atë!

We transfer imazhet (1)

Shkruani email adresën tuaj dhe personave pranues. Shkruaj mesazhin në rast se keni, ose thjesht klikoni në butonin Transfer për të filluar ngarkimin e file-it/ave.

We transfer imazhet (4)

Koha totale që merr për të dërguar një file varet nga madhësia dhe shpejtësia e ngarkimit e lidhjes tuaj të Internetit, ose sa të zënë janë serverët e shërbimit We Transfer. Pra, nëse posedoni një lidhje të ngadaltë, atëherë të keni parasysh se transferi do të marr kohë.
Gjithashtu “tek ikona anësore V” mund të ndryshoni procesin e transferimit nga email në link. Nëse e përdorni në “Link”, pas ngarkimit, ju paraqitet linku të cilin do ta pranoni në adresën tuaj dhe pastaj mund ta dërgoni atë tek kushdo, për ta shkarkuar atë.

We transfer imazhet (5)

We transfer imazhet (6)

SendThisFile

SendThisFile është një tjetër shërbim për të dërguar file-a që gjithashtu ofron siguri të mjaftueshme. File-at që i ngarkoni për dërgim, kodohen dhe pastaj dërgohen.

Madhësia e file-ave që dërgoni mund të jenë deri në 2GB dhe jo më shumë, por nga ky shërbim lejohet të dërgohet vetëm një file në të njëjtën kohë dhe vetëm tek një person. Fillimisht do t’ju nevojitet të regjistroni një llogari falas më pastaj mund të dërgoni. Për regjistrim mund të përdoret edhe llogaria e Facebook-ut. Pasi të regjistroheni dhe jeni brenda shërbimit, procesi i dërgimit të file-ave është i thjeshtë. Nevojitet të shkruhet vetëm email adresa e pranuesit dhe të ngarkoni file-in duke klikuar në “Choose File”, Pasi të ngarkoni, klikoni në “Send” dhe dërgohet.

SendTheFile

Files To Friends

Files to Friends ju mundëson të dërgoni file-a me anë të opsionit Drag and Drop, ose edhe ngarkoni ata manualisht. Si shërbim posedon një ndërfaqe të pastër dhe të shpejtë, ku mund të ngarkohen file-a në madhësi deri në 1GB. Në total dhe në të njëjtën kohë mund të dërgohen deri në 10 file-a, për vetëm deri nën 1GB. Për më tepër, nuk mund tu dërgohet tek me shumë se 5 persona në të njëjtën kohë.
Njëjtë edhe këtu vetëm shkruani email adresën e pranuesit dhe tuajën dhe klikoni në butonin “Transfer” për të filluar ngarkimin dhe dërguar atë. Gjithashtu mund të shkruani mesazh nëse dëshironi.

FilesToFriends

MailBigFile

MailBigFile është i ngjashëm me We Transfer, me ndërfaqe shumë të lehtë dhe limit të dërgimit deri në 2GB. Nga ky shërbim gjithashtu mund të shtohet më shumë se një file dhe posedon opsionin Drag and Drop.
Ngjashëm si shërbimet tjera, vetëm ju nevojitet të jepni e-mail adresën e pranuesit dhe tuajën dhe shtypni “Send file” për të ngarkuar dhe dërguar file-at.

MailBigFile

Të gjitha shërbimet e lart-përmendura ofrojnë shërbime edhe me pagesë. Nëse keni nevojë për më shumë opsione atëherë mund t’i shikoni versionet më pagesë të secilit nga shërbimet, më poshtë:

Përveç këtyre shërbimeve për transfer të të dhënave, ekzistojnë edhe shumë shërbime tjera për të cilat secili zgjedh sipas mënyrës se tij. /ameble.com

SHPËRNDAJE