SHPËRNDAJE

A ke një iPad dhe dëshiron të instalosh Whatsapp në të?

Nëse po, atëherë këtu ju shfaqim se si të instaloni Whatsapp në iPad.

1.Merrni .ipa skedarin (fajllin).

Para se të fillojmë ajo çfarë duhet të bëjmë është të instalojmë skedarin e aplikacionit i cili përdor formatin .ipa. Këtë nuk mund ta bëjmë direkt në iPad, për këtë arsye do ta bëjmë në mënyrën e vjetër, do ta shkarkojmë atë në Mac. Hapeni Finder dhe shkoni në dosjen e muzikës – se ku është e vendosur kjo, varet nga versioni i OS. Mund ta bëni thjesht duke shtypur Go në menynë lartë. Shtypeni Home e pastaj iTunes pastaj iTunes Media e më pas Mobile Applications ose drejt nga iTunesMobile Applications. Aty do t’i gjeni të gjithë .ipa skedarët që keni shkarkuar. Gjejeni skedarin Whatsapp dhe zhvendoseni në desktop.

Finder> Home > Music > iTunes > iTunes Media >Mobile Applications > WhatsApp.ipa

 2.Shkarkoni dhe startoni iFunbox

Lidheni iPadin me Mac. Përveç iTunes do të na nevojtiet edhe një tjetër program, që të i menaxhojmë skedarët në iPad. Ky është iFunbox i cili mund të shkarkohet këtu. Shkarkojeni dhe startojeni.

  1. Hapeni iFunbox dhe klikoni Install App
  2. Duhet ta shihni Whatsapp.ipa këtu. Hapeni
  3. Aplikacioni Whatsapp do të instalohet në iPad.

3.Instaloni Whatsapp në iPhone

Tani, duhet të instaloni Whatsapp në iPhone ashtu siç e keni bërë gjithmonë, duhet të jetë një instalim i ri, nëse e keni të instaluar më herët ndoshta duhet ta shlyeni dhe ta instaloni përsëri. Hapeni, dhe regjistrohuni me numrin që dëshironi ta përdorni në iPad. Si zakonisht do ju vijë kodi për verifikim.

Kur ta përfundoni lidheni iPhonin tuaj me Mac. Shkoni në User Applications nën hyrjen për iPhone klikoni dy herë te Whatsapp dhe më pas kopjoni dosjet Libary dhe Documents në desktop. Kjo përmban të dhënat e regjistrimit.

User Applications > WhatsApp > kopjo Library dhe Documents në desktop

4.Kopjimi i të dhënave të regjistrimit

Gati përfunduam. Largoni iPhonin dhe lidheni përsëri Ipadin me Mac dhe hapeni iFunbox, shkoni tek User Applications nën hyrjen për iPad dhe pastaj në Whatsapp. Documents dhe Library që ndodhen këtu i zëvendësojmë me ato që ndodhen në desktop pra të dhënat që i kemi dhënë në iPhone i kopjojmë në iPad.

Mbylleni Whatsapp në iPad dhe hapeni përsëri në mënyrë që ta largojmë mesazhin që thotë që aplikacioni nuk punon.

Do të keni mundësi që shumë mirë ta përdorni Whatsapp në iPad nëse i bëni të gjithë këta hapa me kujdes.

 

SHPËRNDAJE