SHPËRNDAJE

Jemi të sigurt që secili nga ju keni filluar ruajtjen e të dhënave tuaja personale në smartphone apo tablet, pa kujdesin tuaj se dikush mund ti shikoj, lexoj apo edhe kopjoj ato.

Aplikacioni pa pagesë “Perfect app Protector” mund të mbaj çdo aplikacion të Androidit të mbrojtur me një fjalëkalim tuajin. Ky mund të bllokoj aplikacionet e instaluara, si dhe të dhënat tjera të tilla si kontaktet, mesazhet, shfletimin e të dhënave (fotove, videove) etj.

Aplikacioni gjithashtu mbështet fjalëkalim mbrojtës (password) si dhe mënyrën mbrojtëse Pattern i cili është shumë i përshtatshëm për smartphone.

Me poshtë ne kemi paraqitur hapat se si të mbroni mesazhet tuaja me përdorim të fjalëkalimit:

  1. Shkarko aplikacionin Perfect app Protector-Free nga Google Play Store. Është pa pagesë.
  2. Pas instalimit të aplikacionit, fillimisht duhet të shtypni fjalëkalimin fillestar që është 7777 për të nisur aplikacionin.
  3. Pas hapjes së suksesshme, puna juaj e parë është për të ndryshuar fjalëkalimin fillestar.
  4. Gjeni “Settings” në ekran dhe lëvizni poshtë për të gjetur “Change Password” dhe shtyp atë për të regjistruar një fjalëkalimin të ri.

    

Me pastaj shtyp “All” nga aplikacioni për të parë listën e plotë te aplikacioneve që mund të bllokoni/mbroni. Për te bllokuar mesazhet, shkoni poshtë dhe gjeni “Messaging” dhe shtypni butonin “lock”. Dhe kaq.

    

Nga tani, sa herë që ju nevojitet te lexoni apo shikoni mesazhet, duhet të shtypni fjalëkalimin për te hyrë brenda. Mënyra e njëjtë  funksionon për të gjitha aplikacionet që dëshironi ti mbroni.

Një pyetje normale që do të lindin në mendjen tuaj është “Çka në qoftë se dikush të çinstaloj aplikacionin?” Zhvilluesit e aplikacionit e kanë menduar edhe ketë, dhe i kanë vënë mbrojtje paraprake pakove instaluese të androidit, në mënyrë që asnjë aplikacion nuk mund të çinstalohet pa fjalëkalimin e dhënë fillimisht.

Dhe në fund sigurohu që opsioni “autostart” është i aktivizuar nëpërmes Settings për të ristartuar shërbimin kur telefoni është fikur apo ristartuar. |ameble| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE