SHPËRNDAJE

Pak ditë më parë, Microsoft nisi të vërë në përdorim procesin e verifikimit në dy hapat. I njohur edhe si autentikimi dy-faktorësh ose autentifikimi në dy hapa, ky proces rrit sigurinë e llogarisë tuaj duke ju kërkuar të shënoni fjalëkalimin tuaj (hapi 1) dhe pastaj një kod sigurie (hapi 2). Kodi i sigurisë mund t’ju dërgohet me e-mail, SMS, ose telefonatë, ose ju mund të përdorni një aplikacion autentifikues në pajisjen tuaj mobile.

Krijimi i verifikimit në dy hapa në llogarinë tuaj Microsoft bën të mundur përdorimin e saj në të gjitha shërbimet Microsoft që mbështesin tani për tani verifikimi dy-hapësh, si Windows, Outlook.com, Office, dhe SkyDrive.

Nëse jeni i interesuar ta provoni vetë, ja si mund të filloni:

Krijo verifikimin në dy hapa

Hapi 1: Shkoni në sajtin e Microsoft për verifikim të llogarise duke klikuar ketu: linku , shtoni një adresë e-maili alternative dhe jepni numrat e telefonit (preferohet numri i mobilit, me qëllim që të merren mesazhe SMS) në llogarinë tuaj Microsoft. ameble-edutek mail

  • Hapi 2: Klikoni në linkun “Set up two-step verification” (Konfiguro verifikimin në dy hapa).
  • Hapi 3: Zbatoni pikë për pikë procesin e konfigurimit deri sa të arrini në fund të tij, pastaj klikoni në “Done” (U krye).

Juve mund t’ju kërkohet të jepni një kod verifikimi, që ju dërgohet ose me SMS në mobilin tuaj, ose në adresën tuaj alternative të e-mailit, para se të mund të plotësoni konfigurimin në dy hapa. Me të përfunduar konfigurimi, ju duhet të merrni një konfirmim me e-mail nga Microsoft, dërguar në adresën tuaj alternative të e-mailit.

Çiftëzoni një aplikacion autentifikimi në llogarinë tuaj Microsoft

Kodet e sigurisë mund t’i merrni me e-mail, thirrje telefonike, ose SMS, por mënyra më e thjeshtë është të përdorni aplikacionin e autentifikuesit në aparatin tuaj mobil. Aplikacionet e autentifikuesit, si Autenfifikuesi Google (Google Authenticator), veprojnë në mënyrë lokale në aparatin tuaj dhe punojnë edhe kur aparati nuk ka lidhje në Internet. Për ta përdorur aplikacionin e autentifikuesit, së pari duhet ta çiftëzoni atë me llogarinë tuaj Microsoft.

  • Hapi 1: Shkarkoni në aparatin tuaj aplikacionin e autentifikuesit që dëshironi. Përdoruesit e Android, iOS, dhe BlackBerry mund të përdorin “Google Authentication”, ndërsa përdoruesit e Windows Mobile mund të përdorin Microsoft Authenticator.
  • Hapi 2: Kthehuni në faqen e informacionit lidhur me llogarinë Microsoft (Microsoft account security info page) dhe klikoni në linkun “Set up” (Konfiguro) nën aplikacionin Autentifikuesi (Authenticator).
  • Hapi 3: Hapni aplikacionin e autentifikuesit, pastaj kërkoni bar kodin në ekran.
  • Hapi 4: Kur kodi i sigurisë ju shfaqet në aplikacionin e autentifikuesit, shënojeni atë në kutizë, pastaj klikoni butonin Pair (Çiftëzo).

Përdorimi i verifikimit në dy hapa

Me të krijuar verifikimin në dy hapa në llogarinë tuaj Microsoft, hyrja (logging) në shërbimet tuaja Microsoft do të kërkojë fjalëkalimin e llogarisë tuaj dhe një kod sigurie.

Në qoftë se e keni çiftëzuar aplikacionin e autentifikuesit, juve do t’ju kërkohet kodi i aplikacionit të autentifikuesit.

Në qoftë se preferoni të përdorni një opsion tjetër verifikimi, klikoni në linkun në të djathtë të kutizës së kodit, për të zgjedhur me tekst-mesazh, thirrje telefonike ose e-mail.

Nëse hyni (log in) rregullisht duke përdorur të njëjtin kompjuter ose aparat mobil, para se të logoheni ju mund të klikoni kutizën ngjitur me “I sign in frequently on this device. Don’t ask me for a code” (Unë hyj rregullisht në këtë pajisje. Mos më kërkoni kod). Kjo do ta shtojë pajisjen tuaj në llogarinë tuaj si pajisje e besuar dhe juve nuk do t’ju kërkohet të shënonin kodin e sigurisë sa herë që hyni nga ajo aparat.

Së fundi, disa aplikacione dhe aparate mobilë nuk e mbështesin kodin e sigurisë. Në këto raste, për tu loguar ju mund të shkoni në security info page and create an app password (faqja e informacionit për sigurinë dhe krijo fjalëkalim aplikacioni).

Kini parasysh se verifikimi në dy hapa i Microsoft-it është ende në fazat e para të përdorimit, prandaj nëse nuk e shihni këtë opsion ende, kontrolloni përsëri më vonë. |ameble|