Mos u frikësoni dhe mos u frustroni. Telefoni juaj nuk do të dëmtohet shumë në qoftë se ju e merrni atë nga uji menjëherë dhe veproni sipas hapave të dhënë më poshtë.
1Merrni telefonin nga uji sa më shpejt të jetë e mundur dhe mos e hapni atë për të bërë thirrje. Shumica e përdoruesve tentojnë të bëjnë thirrje menjëherë për të testuar funksionalitetin e telefonit. Kjo nuk duhet bërë pasi që mund të shkaktojë qark të shkurtër në telefonin tuaj dhe mundësit për të shpëtuar atë janë shumë të vogla.
2Largoni të gjitha pjesët periferike të celularit. Nëse telefoni juaj është mbuluar me ndonjë mbrojtës ose diçka të ngjashme ose futur në ndonjë çantë për celularë, të gjitha duhet hequr për të mundësuar hapat në vijim.
3Largoni baterinë. Shumë qarqe brenda telefonit do të mbijetojnë zhytjen në ujë me kusht që ato nuk janë të bashkangjitura në një burim të energjisë (baterisë) kur është e lagur.
4Largoni SIM kartelën. Disa ose të gjitha kontaktet tuaja të vlefshme së bashku me të dhëna të tjera mund të ruhen në SIM kartelën tuaj. Për shumë njerëz, kjo mund të jetë me më shumë vlerë dhe rëndësi se sa vetë telefoni. Kartela SIM mund të mbijetojë nga dëmi i ujit, por në disa raste mund të dëmtohet, andaj SIM kartelën duhet marrë menjëherë nga telefoni i lagur duke lënë atë mënjanë, deri sa ju duhet ta lidhni atë në telefonin tuaj.
5Tharja e telefonit. Një ndër hapat më të rëndësishëm është mënyra se si të qaseni këtij procesi të tharjes së telefonit. Preferohet një fshisë elektrike me qëllim të tharjes (tërheqjes) së ujit cilën duhet mbajtur mbi zonat e prekura nga uji deri në 20 minuta. Me këtë metodë mund të thahet telefoni juaj deri në 85 % dhe të bëhet gati për hapat e mëtejshme. Nuk është e rekomanduar që ju të përdorni një tharëse flokësh e sidomos me sistemin e ftohjes për të tharë telefonin sepse mund të krijojë lagështi më tej në komponentët e vogla të vendosura thellë brenda telefonit, duke krijuar goditjet ajrore aktive të cilat mund të shkaktojnë dëmtimin e komponentëve brenda në telefon.
6Tharja e telefonit nëpërmejt orizit – hapi i mëtutjeshëm. Rekomandohet që telefoni të futet me një tas ose qese me oriz të papërdorur minium për 24 orë, për arsye se orizi bën tërheqjen e lagështisë në mënyrë natyrore dhe në këtë mënyrë bëhet tharja e telefonit.
7Testimi i telefonit. Pasi keni pritur të paktën 24 orë, ose më gjatë nëse është e mundur, kontrolloni për të parë se çdo gjë mbi dhe në telefonin tuaj është e pastër dhe duket e thatë. Ri-bashkëngjitni baterin në telefon dhe lëshojeni atë në punë. |ameble| [divider top=”0″]