SHPËRNDAJE

Nga MP3 player e deri tek kompjuterët personal, pajiset elektronike mund të jenë një shpenzim i madh. Për këtë arsye ia vlen që të shpenzoni kohë për t’i pastruar ato.

Këtu janë disa këshilla se si të i pastroni ato:

1. Pastroni pluhurin dhe papastërtitë. Është e lehtë për pajiset elektronike për të mbledhur pluhurin dhe mbeturinat me kalimin e kohës, sidomos ato që janë të palëvizshme. Shumë pluhur mund të shkaktoj edhe probleme me zërin dhe cilësinë e fotos. Pastrimi me materiale me mikrofibër është mënyra më e mirë. Përdorni brushat e vogla për të pastruar tastierat.

2. Sprejin pastrues më së miri është të mos e spërkatni drejtpërdrejt në pajisje sepse pajisjet e ndryshme kanë edhe hapje të vogla ku mund të depërtojë spreji e që mund të shkakton dëmtime.

3. Investoni në këllëf mbrojtës. Mbani pajisjet e vogla elektronike si smartphone-t në këllëfa mbrojtës për t’i shmangur gërvishtjet. /ameble

SHPËRNDAJE