Google nexus 7Gjiganti Google po përgatitet për lançimin e tabletit të ri 8-inç për muajin Prill raporton DigiTimes duke cituar burimet nga Tajvani (bazuar në zinxhirin e furnizimit). Kjo nuk është hera e parë që ne kemi dëgjuar thashetheme se Nexus 8 është në plan të kompanisë Google.

Raporti vë në dukje se Google ka partneritet me kompaninë tajvaneze ASUS për modelin e tyre Nexus 7, duke thënë se të dy kompanitë do të të vazhdojnë partneritetin e tyre edhe me modelin Nexus 8. Megjithatë, është e mundur që një tjetër prodhues tajvanez do të mund të caktohet për të hartuar dhe prodhuar tabletin e ardhshëm nga Google. Një raport tjetër i djeshëm nga Tajvani ishte se HTC është duke punuar në tabletin e ri Nexus, pas shumë injorimeve se nuk do të dal në treg me tablet.

Kushdo që përfundon zhvillimin e pretenduar Nexus 8 nga këto dy kompani, tableti do të bëjë një bujë të madhe në formacionin e pajisjeve Android të Google-it. /ameble