SHPËRNDAJE

Beteja më e furishme në softuer është duke u zhvilluar në sistemet operative për smartphone. Platformat kryesore në këtë arenë janë Android, iOS dhe Windows Phone. Secili prej garuesve ka vetitë pozitive/negative dhe ofron dicka unike për përdoruesin.

Edhe pse Microsoft ishte në skenë me Windows Mobile për shumë vite (që ka perfunduar me Win Mobile 6.5), ai ishte një sistem operativ jo i optimizuar për telefona. Me 21 Tetor 2010, Microsoft vjen me Windows Phone 7 që ishte një sistem i mirëpritur për shumë entuziast të Windows. Mirëpo e gjithë platforma nuk ishte “e pjekur” sa duhet. Iterimi i fundit nga gjiganti softuerik Microsoft do të jetë Windows Phone 8, që konsiderohet si konkurent shumë i fort në garën e sistemeve operative. Windows Phone 8 përdorë të njejtin thelb si Windows 8, që do të thotë se perkrah procesorë shumë-bërthamësh (multi-core), gjë që do të ndikojë në shpejtësinë e platformës dhe adaptimin e aplikacioneve në Windows Phone 8.

A do të jetë Windows Phone 8 në gjendje të luftojë konkurencën e ashpër në botën mobile? Me poshtë e keni një pasqyre krahasuese.

            iOS 6.0         Android 4.0  Windows Phone 8
Aplikacionet 650,000+ 500,000+ 100,000+
Multitasking Po, të limituar Po Po, të limituar
Widgets Jo Po Po, në formë të katërkëndëshave
Përkrahje për SD card Jo Po Po
Procesorë shumë-bërthamësh Po Po Po
Ekran me rezolucion të lartë Po Po Po
File Manager Jo, duhet iTunes Po Jo, duhet Zune
Instalim alternativ të   aplikacioneve Po, Cydia Po, shumë mënyra Nuk dihet ende
Notifikime të centralizuara Po Po Jo
Përkrahje për Flash Jo Po Nuk dihet ende
Navigacion offline Jo, duhet blerë aplikacione Jo, duhet blerë aplikacione Po
Menyra e ndërtimit Darwin Linux Windows NT

 

Duke konsideruar që përqindja e Windows Phone në treg kap vetëm 1-2%, a mendoni se Windows Phone 8 do te ndryshojë këtë? [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE