SHPËRNDAJE

Smartphone-i Jolla me Sailfish OS i cili ka filluar shitjet nga muaji i kaluar, është i përshtatshëm edhe me aplikacione të Android-it dhe ju mundëson përdoruesve të instalojnë aplikacionet Android. Sistemi Sailfish OS për smartphone ka ardhur në treg në një kohë kur tregu është i dominuar nga sistemet iOS, Android dhe Windows Phone.

Jolla smartphone

Gjatë një interviste në një botim finlandez Talouselama, kryeshefi i Jolla-s, Tomi Pienimäki ka thënë se ka në plan t’u jap mundësinë përdoruesve që të instalojnë sistemin e tyre Sailfish në pajisjet Android.

Pra, ky do të jetë një hap i mirë të shohim instalimin e Jolla-s në pajisjet Android, pasi ka shumë fansa dhe zhvillues të cilët do të jenë më se të lumtur për të marrë dhe provuar këtë sistem të ri operativ. Patjetër se do t’i japë sistemit operativ ekspozim të mirë. |ameble|

SHPËRNDAJE