SHPËRNDAJE

Windows 8 StartSipas disa thashethemeve flitet se Microsoft do ta kthej përsëri butonin Start tek sistemi operativ Windows 8, në përditësimin e ardhshëm Windows 8.1 që pritet të lansohet gjatë këtij viti.

Portali për teknologji “The Verge” ka njoftuar se këto plane u janë përcjellur atyre, që butoni Start me të vërtetë do të kthehet përsëri në Windows 8, së bashku me opsionin Boot Desktop që është përfolur.

Ketë ndryshim nga ana e Microsoft-it ka mundësi ta shohim gjatë një konference që pritet të organizohet nga kompania, “Microsoft Build” dhe mbahet me 26-28 Qershor të këtij viti. |ameble|

SHPËRNDAJE