SHPËRNDAJE

Instagram BB10Mjerisht, nëse keni pritur të keni aplikacionin Instagram në platformat tjera përveç iOS dhe Android, siç ishte spekuluar dhe nuk ndodhi për platformën Windows Phone, Instagram tani ka refuzuar edhe Blackberry 10.

Kjo është konfirmuar direkt nga udhëheqësi ekzekutiv i Instagram-it, Kevin Systrom, i cili në një intervistë dhënë për Fastcompany, tha se kompania nuk ka plane për të zhvilluar aplikacionin për Blackberry 10.

Kjo ishte përgjigjja e një pyetjeje të ngritur nga Fastcompany rreth mundësisë së Instagram-it për tu integruar në Google Glass, në të cilën Systrom ka cekur se ata nuk janë duke u ngutur për të përfshirë aplikacionin në Google Glass s’paku për momentin, dhe ka shtuar duke thënë në qoftë se zhvillojmë një aplikacion për Google Glass, ai do të jetë pas zhvillimit për Blackberry dhe Windows Phone. |ameble|

SHPËRNDAJE