Microsoft OfficeKa një kohë që është përfolur se Microsoft do të përgatisë versionin e Office-it për pajisjet iOS dhe Android, edhe raportet e mëhershme qe thoshin se kjo do të përfundoj nga fillimi i vitit 2013 duket të kenë qenë të pa vërteta.

Kurse një raporti i këtyre ditëve thotë se nuk pritet të kemi paketën e Office-it për Android dhe iOS deri në vitin 2014. Sipas, Mary Jo Foley nga ZDNet thuhet se Microsoft në muajin Tetor të këtij viti do të lansoj si përditësim “Gemini wave 1.0” duke riorganizimin programet kryesore të Office-it, si Word, Excel, PowerPoint dhe OneNote që të përshtaten me shumë në stilin Metro, kurse në Prill 2014 do të nxjerrin versionin e ri ndaras për Mac RT si dhe për Windows Phone.

Ndërsa për Android dhe iOS aplikacioni i Office-it nuk do të jetë gati deri në vjeshtën e vitit të ardhshëm ka thënë Foley. |ameble|