SHPËRNDAJE

Që nga viti 2011 kur Microsoft kishte lajmëruar së do të blejë Skype-in për 8 miliard dollar, ata nuk e kanë ngadalësuar zgjerimin e këtij softueri. Sot ky softuer përdoret nga shumica e njerëzve në botë.

Skype ka njoftuar se përdoruesit e tyre në bisedë me njëri-tjetrin kalojnë 2 miliard minuta brenda një ditë të plotë, që është e barabartë me mbi 33 milion orë ose 3805 vjet, cilado llogaritje e kohës duket të jetë marramendëse. Në këto 2 miliardë minuta brenda ditës nuk është vetëm llogaritja e thirrjeve telefonike nëpërmes internetit, këtu është kombinimi i thirrjeve me video, biseda grupore dhe mesazhe chat nëpërmes të gjitha versioneve të softuerëve të tyre duke përfshirë PC, smartphone, tablet dhe Smart TV. Në një grafik me poshtë Skype, ka krahasur së çfarë mund të bëhet për 2 miliard minuta.

Për softuerin Skype kjo tingëllon sukses i madh, duke kujtuar gjithashtu se një grup i kompanive mobile për aplikacione Chat që kanë debutuar vetëm dy vjet më parë, kanë lëvizur përtej këtyre shifrave, shembull në muajin Janar WhatApp kishte njoftuar se nëpërmes aplikacionit të tyre shpërndahen 18 miliard mesazhe brenda ditës, që mund të llogaritet kohë e gjatë. |ameble|

Skype infographic

SHPËRNDAJE